Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takime të shumta në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur shumë takime e krerë shtetesh dhe përfaqësues të rëndësishëm politikë në ditën e parë të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur shumë takime e krerë shtetesh dhe përfaqësues të rëndësishëm politikë në ditën e parë të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, së bashku me ministren e Jashtme Donika Gërvalla.

“Me presidentin e Lituanisë, z. Gitanas Nausėda, diskutuam për raportet e mira ndërmjet vendeve tona, si dhe për sfidat me të cilat përballen dy vendet tona, në mënyrë të vecantë, për sfidat e sigurisë, të cilat e kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe atë të Baltikut. Morëm përkrahjen e plotë për përpjekjet e Kosovës për fuqizim të shtetësisë sonë.

Pastaj takova presidentin e Kosta Rikës, Carlos Alvarado Quesada, me të cilin biseduam për mundësitë e bashkëpunimit ndërshtetëror. Kosta Rika është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën, duke treguar lidership në mbarë botën për njohjen e së drejtës së popullit të Kosovës për pavarësi e vetëvendosje. Diskutuam se si ta thellojmë edhe më tej partneritetin tonë dhe si ta zgjerojme rrethin e shteteve që e njohin republikën tonë.
Po të njëjtën ditë, takova edhe sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik me shtetet anetare të kësaj organizate, si dhe nevojën që Kosova të njihet edhe nga shtetet anëtare të kësaj organizate të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën. Rasti i Kosovës është unik për nga aspekti historik, politik e juridik, prandaj duhet të njihet sakrifica e gjatë e popullit të Kosovës për liri, e cila u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë, akt ky që u konfirmua edhe nga GJND-ja.

Poashtu bashkëbiseduam me ministrin e Jashtëm të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Albusaidi, për përkrahjen që ky vend po u jep përpjekjeve të Kosovës për forcim të shtetësisë, si dhe për votën që ky vend i ka dhënë Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, siç është UNESCO, FMN, Banka Botërore etj. Morëm konfirmimin se Omani do t’i përkrahë të gjitha përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Në pritjen e organizuar nga Presidenti Erdogan me rastin e inaugurimit të misionit të ri të përhershëm të Turqisë në Kombe të Bashkuara, patëm poashtu mundësinë të bisedojmë me përfaqësues të shumë shteteve të tjera.

Në ditën e parë gjithashtu takova mikun e madh të shqiptarëve, ish-kongresistin Eliot Engel, të cilin e falënderova për rolin e tij të jashtëzakonshëm në njohjen ndërkombëtare të së drejtës së popullit të Kosovës për pavarësi”, shkruan Osmani në Facebook.

Në ditën e parë të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, së bashku me…

Posted by Vjosa Osmani on Tuesday, September 21, 2021

Lexo më shumë nga

Veliaj vizitë në Tokio, nga takimi me kryetaren e bashkisë, te prezantimi i “TEDA Tirana”

Kryebashkiaku i Tiranës nisi sot një vizitë në Japoni, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës,…

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj vizitë në Tokio, nga takimi me kryetaren e bashkisë, te prezantimi i “TEDA Tirana”

Kryebashkiaku i Tiranës nisi sot një vizitë në Japoni, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës,…