
Category: Kina
Me rastin e pjesëmarrjes së presidentit kinez Xi Jinping në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 2026 dhe të vizitës së tij shtetërore në Kirgizistan, të dielën u zhvillua në kryeqytetin e Kirgizistanit Bishkek ceremonia e nisjes së transmetimit në versione shumëgjuhëshe të dokumentarit “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut”, të prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës
Katastrofa e rrëshqitjes së dheut që ndodhi të mërkurën, rreth orës 10 e 30 në Nepal, shkaktoi shumë të vdekur, të plagosur dhe të zhdukur në pikën kufitare Gyirong në Xizang të Kinës. Pas ndodhjes së fatkeqësisë, ekipe të shumta shpëtimi arritën menjëherë në vendngjarje, por puna e shpëtimit ende përballet me vështirësi të shumta.
Pekini i bëri sërish thirrje të premten Japonisë të përshpejtojë asgjësimin e armëve kimike që la në Kinë pas Luftës së Dytë Botërore.
Presidenti kinez Xi Jinping vlerësoi të premten hopin historik në lidhjet Kinë-Kirgizistan nga miqësia e fqinjësisë së mirë në partneritet strategjik dhe pastaj në partneritet të gjithanshëm strategjik për një epokë të re.
Të mërkurën, në kontenë Jilong të qytetit Shigatse në Rajonin Autonom të Xizang-ut të Kinës ndodhi një rrëshqitje dheu.
Mbrëmjen e të dielës, në aeroportin ndërkombëtar Ejin Horo në Ordos të Mongolisë së Brendshme, miku amerikan i ardhur nga largësia Ronald Sakorsky, përqafoi fort heroinën kineze të kontrollit të shkretëtirëzimit, Yin Yuzhen, teksa lotët i rridhnin. Ky ribashkim, pas më shumë se 20 vjetësh, u përhap menjëherë në mënyrë virale në internet.
Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), ka theksuar rëndësinë e konsolidimit dhe zgjerimit të përparimit të arritur, në një fushatë edukative në mbarë Partinë, për të vendosur dhe praktikuar një pikëpamje të saktë të arritjeve të qeverisjes.
Kohët e fundit, disa media perëndimore po fryjnë sërish “rritjen e eksporteve kineze”, duke u shprehur se suficiti tregtar i Kinës po ushtron “presion” dhe “goditje” mbi tregjet globale.
Të martën u publikua “Plani i Tretë Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Shoqëror të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos (2026–2030)”, i cili përcakton një planifikim të përgjithshëm dhe sistematik për zhvillimin e Makaos gjatë pesë viteve të ardhshme.
Presidenti kinez Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë të lartë të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe të shtetit, përfshirë Li Qiang, Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang, Li Xi dhe Han Zheng, i dhanë lamtumirën Zhu Rongji-së në Varrezat Revolucionare “Babaoshan” të martën në mëngjes.









