Gonxhja në dialog me të rinjtë, diskutime për protestat dhe meritokracinë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me të rinjtë në kuadër të mbledhjes së zgjeruar të Këshillit Kombëtar të Rinisë

Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Rama: Objektiv mbyllja e negociatave brenda 2027-ës, pjesa tjetër i takon vendeve të BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria synon t’i përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2027, duke e cilësuar këtë objektiv ambicioz, por të arritshëm.

Rama: Revolucioni i Flamingove, rezultat i një urrejtjeje kundër Trump

Kryeministri Edi Rama tha sot se protestat që shpërthyen në fillim të qershorit kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, të quajtur Revolucioni Flamingo, ishin rezultat i një urrejtjeje kundër presidentit amerikan Donald Trump

Rama: Evropa gaboi duke hequr dorë nga diplomacia me Rusinë, duhet një arkitekturë më e qartë e sigurisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Dublini se qasja e Bashkimit Europian ndaj Rusisë, me largimin nga diplomacia dhe përqendrimin e përpjekjeve tek armatimet është e gabuar.

Rama: Plani i Rritjes afron vendet kandidate me BE-në

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar sot në aktivitetin e organizuar në Dublin nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), me temë “Udhëtimi Europian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi”

Rama: Pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbia peng i së shkuarës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është ende herët për të qenë entuziastë mbi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe ndikimin e tyre në procesin e integrimit evropian të rajonit.

Ibrahimaj: Program për të ndihmuar bizneset në përafrimin me standardet europiane

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj drejtoi mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve

Hoxha: Shqipëria solidarizohet me Francën pas sulmeve kibernetike, Evropa të qëndrojë e bashkuar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha shprehu sot solidaritetin e plotë të vendit tonë me Francën, pas sulmeve kibernetike shkatërruese dhe në një shkallë të paprecedentë

Gogu-Nordio, Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu u takua sot në Romë me homologun e tij italian, Carlo Nordio, ku në fokus të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e drejtësisë.