
Category: Ditari
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot në seancën plenare të Kuvendit ndërsa opozita kishte kërkuar mocion me debat për gjendjen në Spitalin Onkologjik se tashmë është rialokuar një fond prej 200 milionë lekësh për të adresuar zgjidhjen e nevojave urgjente për barnat në spitalin Onkologjik në QSUNT.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pas rritjes së pensioneve e të pagës minimale, projektbuxheti 2026 parashikon edhe rritje të re të pagave për punonjësit e sektorit publik.
Profesor Hubert Hasenauer, rektor i Universitetit të BOKU në Austri e cilësoi sot nderimin me Yllin për Mirënjohje Publike nga kryeministri Edi Rama si frymëzim dhe përkushtim për projektet e ardhshme.
Kryeministri Edi Rama nderoi sot me Yllin për Mirënjohje Publike, Profesor Hubert Hasenauer, rektorin e Universitetit BOKU në Austri.
Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte sot në nënstacionin elektrik “Tirana 2”, ku është investuar për rritjen e kapaciteteve transmetuese.
Projektbuxheti 2026 në fushën e mbrojtjes sociale synon zbatimin me sukses të reformës së programit të përkujdesit social në tri shtyllat kryesore të tij: Ndihma Ekonomike, Aftësia e Kufizuar dhe Shërbimet Sociale.
Kuvendi do të mblidhet sot për seancën plenare në orën 10:00.
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.
Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen me Italinë lidhur me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Këshilli i Ministrave autorizoi sot shoqërinë aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., që, vetë ose nëpërmjet subjekteve të tjera të krijuara prej saj, të realizojë prodhimin dhe tregtimin e armëve ose të pjesëve të tyre, municioneve, teknologjive, pajisjeve, veshjeve dhe mjeteve, të prodhuara apo të përshtatura në territorin e Republikës së Shqipërisë.









