
Category: Ditari
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon se në disa rajone po konstatohen probleme me aksesin dhe funksionimin e shërbimeve Outlook, Teams dhe Azure.
Në kuadër të bashkëpunimit institucional ndërmjet Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve gjyqësore të Mbretërisë së Holandës, në datat 12–13 nëntor 2026 u zhvillua trajnimi i specializuar me temë “Hartimi i vendimeve gjyqësore, përfshirë jurisprudencën përkatëse të GJEDNJ”.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ndryshimet e propozuara në projektligjin “Për strehimin social”
Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, priti në një takim prezantues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott.
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, përshëndeti miratimin e ligjit për sponsorizimin në sport, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit mes sportit dhe biznesit.
Në vijim të vizitës zyrtare në Itali, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një tjetër takim të rëndësishëm në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet strukturave policore të të dyja vendeve
Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një vizitë pune në Porto Romano, në kuadër të nisjes së zbatimit të Sistemit të Plumbçeve Elektronike (E-Seals), një mekanizëm i ri për monitorimin dhe kontrollin e transportit nën mbikëqyrje doganore.
Autoriteti dhe operatori qeveritar që menaxhon infrastrukturat qeveritare do të ngrenë në strukturat e tyre ekipet sektoriale CSIRT, përgjegjëse për trajtimin e incidenteve të sigurisë kibernetike.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mbajti një bashkëbisedim në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik në Budapest, ku prezantoi vizionin e Shqipërisë për forcimin e diplomacisë ekonomike
Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshimet në përbërjen dhe përgjegjësitë e grupit negociator të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.









