Media kanadeze: Plazhe, natyrë dhe histori, Shqipëria ofron një përvojë turistike me kosto të përballueshme

Me plazhet e Rivierës Shqiptare, qytetet dhe sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, peizazhet natyrore dhe mikpritjen e njohur, vendi ofron mundësi të ndryshme për pushime dhe eksplorim me një raport të favorshëm mes kostos dhe cilësisë, shkruan Marie-Ève Leclerc në një artikull të botuar në median kanadeze të udhëtimeve “Milesopedia”.

Media franceze “Ulysse”: Shqipëria, destinacioni që po tërheq miliona vizitorë

Me plazhet, malet dhe qytetet e saj, që pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, Shqipëria, një destinacion i Ballkanit, po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, shkruan Luc Rongier në një artikull të botuar në median franceze “Ulysse.com”.

Gonxhja: Momenti për të investuar në Shqipëri drejt një turizmi të qëndrueshëm

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerësoi sot se prania dhe interesi në rritje i markave ndërkombëtare në Shqipëri tregojnë potencialin e vendit dhe besimin në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të turizmit.

Blogu francez: Shqipëria fiton vëmendje si destinacion bregdetar i përballueshëm

Sipas një artikulli të publikuar në blogun francez “Horticulture-Abadie-Pyrénées”, Shqipëria renditet ndër destinacionet që mund të ofrojnë një përvojë tërheqëse pushimesh me çmime më të përballueshme, duke u bërë një mundësi interesante për vizitorët, që kërkojnë të zbulojnë vende të reja pa shpenzime të larta.

Media franceze: Lamtumirë Greqisë dhe Italisë, Shqipëria është kthyer në fiksimin e ri të turistëve

Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet turistike më të përfolura në Evropë, ndërsa gjithnjë e më shumë francezë po e zgjedhin vendin për pushimet e tyre, sipas një artikulli të botuar në median digjitale franceze “Peaches.fr”

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet në një forcë të rëndësishme për ekonominë e vendit.

Ibrahimaj: Shqipëria synon 8.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi deri në vitin 2030

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se faza e ardhshme e turizmit shqiptar duhet të fokusohet jo vetëm në rritjen e numrit të vizitorëve, por edhe në krijimin e më shumë vlere nga çdo vizitë dhe zgjatjen e sezonit turistik.

Gonxhja: Investimet në infrastrukturën e turizmit të shoqërohen edhe me rritjen e kapitalit njerëzor

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se Shqipëria ndodhet sot në fazë të rëndësishme zhvillimi sa i takon sektorit të turizmit.

Media britanike: Shqipëria, zgjedhja ideale për një arratisje në tetor

Media britanike “Metro” e rendit Shqipëtinë ndër tre destinacionet që ia vlen të eksplorohen gjatë sezonit të ndërmjetëm, duke veçuar Rivierën Shqiptare, Beratin, Tiranën dhe Alpet Shqiptare.

Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Albanien Reisen GmbH, marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e Shqipërisë në Zvicër

Marrëveshja i nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj, dhe Drejtori Menaxhues dhe themelues i Albanien Reisen GmbH, Saimir Shala