Rama: Sfido veten, bëhu pjesë e Maratonës së Tiranës më 24-25 tetor

Në edicionin e kaluar, Maratona e Tiranës mblodhi mbi 4 mijë pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Polonia, Ukraina, Kosova dhe Austria.

Koçiu: Rrjet i ri i furnizimit me ujë të pijshëm për mbi 900 banorë në Kombinat

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu inspektoi sot punimet që po kryhen për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve në Kombinat, që do të mundësojë furnizimin me ujë të pijshëm për mbi 920 banorë.

“Tirana Fountain Tower”, ndërtesë shumëfunksionale dhe transformim i hapësirës publike në Parkun Rinia

Studioja daneze BIG – Bjarke Ingels Group është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për projektin “Tirana Fountain Tower”, që parashikon një ndërtesë shumëfunksionale dhe transformimin e hapësirës publike në Parkun Rinia në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës në terren për matjen dhe evidentimin e objekteve të palegalizuara

Bashkia e Tiranës, prej disa javësh, ka rinisur procesin e evidentimit të objekteve të palegalizuara.

Këshilli bashkiak i Tiranës miraton një pagë shpërblim për zjarrfikësit

Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi ditën e sotme propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për dhënien e një shpërblimi sa një pagë mujore për punonjësit e shërbimit zjarrfikës pas angazhimit të tyre në përballimin e zjarreve, përmbytjeve dhe emergjencave civile gjatë këtij viti.

Komisioni i titujve miraton unanimisht propozimin e Veliajt: Thaçi dhe tre ish-komandantët e UÇK-së, Qytetarë Nderi të Tiranës

Komisioni Artistik-Kulturor i bashkisë së Tiranës ka miratuar propozimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, për shpalljen “Qytetar Nderi” të Tiranës të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, familjet kanë pritur mjaftueshëm

Në Kombinat, Tiranë, nisën punimet për pastrimin e sheshit në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke i hapur rrugë ndërtimit të banesave të reja për familjet që vijojnë të jenë në pritje të përfundimit të procesit të rindërtimit.

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e arrestit në burg për Erion Veliajn

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Bashkia e Tiranës shpërndan mjete shkollore për fëmijët e familjeve në nevojë

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka vijuar mbështetjen për fëmijët që vijnë nga familje në nevojë, duke u shpërndarë çanta dhe mjete të ndryshme shkollore.

Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në pedonale, me muze dhe parkim nëntokësor

Me një fond limit prej 20,8 miliardë lekë apo rreth 21 milionë euro, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për zbatimin e këtij projekti që parashikon ndërhyrje tërësore.