
Category: Tirana
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndau sot pamje nga takimi që kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu zhvilloi me studentë të degëve të arkitekturës, urbanistikës dhe dizajnit të universiteteve publike dhe jopublike në Tiranë.
Një nga ngjarjet më të mëdha sportive në Shqipëri, Tirana Marathon mblodhi këtë të dielë mijëra vrapues nga e gjithë bota në zemër të kryeqytetit, për një ditë energjie, pasioni dhe fryme bashkëpunimi.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, shprehu sot mbështetjen ndaj kandidates së Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliut.
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të turit Tirana 2030 për Shqipërinë 2030, së bashku me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste të Njësisë 5, Taulant Balla, Niko Peleshi dhe Erion Braçe zhvilluan një takim me banorët, ku u diskutua mbi sfidat dhe prioritetet e kësaj zone të madhe urbane.
Sheshi “Skënderbej” u kthye sot në një qendër të madhe të bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare, ku fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës prezantuan produktet e tyre në panairin “Tirana Food and Fest 2025”.
Partia Demokratike do të mbështesë aktorin e humorit Florjan Binajn, si kandidat për zgjedhjet e pjesshme parlamentare për bashkinë e Tiranës, të cilat do të zhvillohen më 9 nëntor.
Kryeministri Edi Rama, në episodin e parë të sezonit të ri të podkastit “Flasim”, deklaroi se kandidatura e Ogerta Manastirliut për kryetare të bashkisë së Tiranës ka rezultuar si më e mbështetura në të gjitha sondazhet dhe anketimet e zhvilluara.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi drejtuesja politike e fushatës për bashkinë e Tiranës, Belinda Balluku shprehu mbështetjen e saj për Ogerta Manastirliun, si kandidaturë e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë së Tiranës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj akuzohet nga SPAK për 13 akuza, mes të cilave 9 raste korrupsioni.
Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, në fjalën e mbajtur në konferencën “Qeveritë vendore dhe reformat e decentralizimit”, theksoi rëndësinë e reformës territoriale të vitit 2015 dhe ndikimin e saj në zhvillimin e qeverisjes lokale dhe forcimin e buxhetit të kryeqytetit.









