
Category: 24/7
Kryeministri Edi Rama renditi sot disa prej projekteve madhore që synohet të zbatohen në sistemin shëndetësor gjatë këtij mandati, ndër të cilat edhe krijimi i një spitali ekselence që të ofrojë shërbime për turizmin shëndetësor.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se thellimi i autonomisë spitalore dhe rritja e shpejtësisë për ta aplikuar do t’i japë një dorë të rëndësishme motivimit, rritjes së fuqisë tërheqëse të sistemit për mjekët e rinj dhe pse jo, edhe për mjekët e huaj.
Portet e vendit, ai i Durrësit, Sarandës dhe Vlorës edhe në shtator po mirëpresin gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota.
Ekspozita e makinave retro solli këtë herë në Shqipëri klasikët e rrallë “Fiat Topolino”, që.
Qeveria shqiptare ratifikoi javën e shkuar marrëveshjen e grantit të BE-së prej 60,5 milionë euro për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, një nyjë e rëndësishme kjo e Korridorit VIII që lidh Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, dhe Audrey Azoulay, drejtoresha e përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), morën pjesë të premten në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të UNESCO-s për Arsimin e Vajzave dhe Grave për vitin 2025 dhe në festimin e 10-vjetorit të çmimit në Pekin.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori sot detyrën nga paraardhësi i saj Igli Hasani, në një ceremoni të organizuar në ambientet e ministrisë.
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u betua sot në Presidencë në mandatin e dytë radhazi në dy detyrat në kabinetin qeverisës.
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos zhvilloi sot një takim me drejtorin e përgjithshëm të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho dhe mjeken pediatrike onkohematologe, prof. asoc. Donjeta Bali.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u betua sot në Presidencë në këtë detyrë si pjesë e kabinetit qeverisës të Kryeministrit Edi Rama.









