Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të zhvilluar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), mes kreut të këtij institucioni, Ilirjan Celibashi, dhe ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Spahiu: 32.2 miliardë lekë për shërbimin spitalor për rreth 370 mijë pacientë, Korça me godinë të re multifunksionale

Reforma spitalore dhe modernizimi i infrastrukturës shëndetësore në të gjithë vendin mbeten prioritete të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Fuqizimi i institucionit të Avokatit të Popullit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe roli i institucioneve të pavarura në procesin e integrimit evropian ishin në fokus të takimit mes Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, dhe ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Demo në Gjinar: Paketa e Maleve më shumë investime dhe vende pune në vendlindje, brenda nëntorit zgjerohen zonat prioritare

Mbështetja për njerëzit që duan të investojnë në vendlindje, lehtësimi i procedurave dhe krijimi i vendeve të reja të punës ishin në fokus të takimit që ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi me banorë, sipërmarrës dhe përfitues të Paketës së Maleve në Gjinar të Elbasanit.

Salla: Nga 1 janari, kontrolle intensive për verifikimin e standardeve të produkteve ushqimore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), do të hartojë një plan kombëtar monitorimi për kontrollin periodik të produkteve ushqimore, me fokus te garantimi i sigurisë ushqimore dhe përmirësimi i standardeve të etiketimit.

Shërbimet që ofrohen brenda 24 orëve për qytetarët nga Kadastra, procedurat dhe tarifa shtesë

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar detaje lidhur me hapat që duhet të ndjekin qytetarët për të përfituar nga shërbimet kadastrale të përshpejtuara brenda 24 orëve, të njohura si shërbimet FAST.

Salla: 5.3 miliardë lekë për skemën kombëtare, 100 milionë më shumë mbështetje për fermerët

Projektbuxheti 2027 garanton më shumë mbështetje për fermerët, prodhimin vendas, investimet dhe sigurinë ushqimore, për një bujqësi moderne, konkurruese dhe gjithnjë e më pranë standardeve të Bashkimit Europian.

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale (SOLTG), një kapacitet i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i deklaruar në NATO.

Gogu takime me përfaqësues të institucioneve italiane: Në fokus, shkurtimi i proceseve gjyqësore dhe ulja e kostove

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi tre takime në Romë me përfaqësues të institucioneve italiane, me fokus forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e drejtësisë.

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée, në Paris.