
Category: 24/7
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga fshati Gosnisht i Përmetit, ku familja Jashari ka ngritur një sipërmarrje të dedikuar kultivimit të rrushit dhe prodhimit të pijeve alkoolike.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paketa e re fiskale nuk është rezultat i një kthese ideologjike drejt së majtës, por i arritjeve ekonomike të vendit, të cilat kanë krijuar mundësinë për të ndërmarrë masa që më parë nuk ishin të përballueshme.
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo dhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu do të drejtojnë së bashku Partinë Socialiste në bashkinë e Tiranës, pas besimit të marrë sot nga Asambleja Kombëtare e kësaj force politike.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se qeveria e ka dëgjuar protestën e “Flamingove” dhe ka krijuar disa instrumente në përgjigje të kërkesave të tyre.
Administrata Doganore ka mbledhur 207 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës janar-tetor 2026, me një rritje prej 7,6 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi reagoi sot në rrjetet sociale pas raportimeve në media se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk u përjashtuan nga partia, duke i cilësuar ato si lajm të rremë.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu shprehu sot mirënjohjen për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për besimin e dhënë për të qenë bashkëkryetare e PS-së në Tiranë, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar I Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama solli në vëmendje momentin historik ku ndodhet vendi në raport me procesin e anëtarësimit në BE.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ky kantier ku po vijon puna për transformimin e plotë të hapësirave, si dhe për zgjerimin e hapësirave ekspozuese dhe të ambienteve të ruajtjes.
Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se Podgorica është pranë përfundimit të procesit, sipas “France24”.








