Vijon monitorimi i situatës së reshjeve në Shkodër, vlerësimi i dëmeve në mënyrë të koordinuar

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa strukturat përgjegjëse janë angazhuar në terren për menaxhimin e emergjencës dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Salla mblodhi Shtabin e Emergjencave Civile në ambientet e Prefekturës së Shkodrës, ku u analizua situata aktuale në zonat e prekura, prurjet ujore dhe ndërhyrjet e kryera deri më tani nga strukturat e emergjencave civile dhe pushteti vendor.

Sipas ministrit, prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve. Ai theksoi se të gjitha institucionet janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje sipas nevojës dhe se procesi i vlerësimit të dëmeve do të kryhet në mënyrë të koordinuar, për të garantuar mbështetje sa më të shpejtë për familjet dhe subjektet e dëmtuara.

Burimi ATSH

Hoxha takim me nënsekretaren amerikane Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me nënsekretaren amerikane Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker,…