Duka me gazetarët sportivë, vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias

Federata e Futbollit organizoi një event festiv me gazetarët sportivë me rastin e festave të fundvitit, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e futbollit shqiptar.


Federata e Futbollit organizoi një event festiv me gazetarët sportivë me rastin e festave të fundvitit, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e futbollit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, falënderoi gazetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e futbollit shqiptar.

Presidenti Duka tha se viti që po mbyllet ka qenë shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe i uroi të gjithëve festa të gëzuara, një vit 2026 më të suksesshëm dhe kualifikimin e Shqipërisë në Botëror.

“Në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit dua t’ju falënderoj që keni pranuar ftesën për të qenë bashkë këtu për të kaluar disa momente festive në këtë fundviti dhe në prag të vitit të ardhshëm. Kuptohet që një takim i tillë me njerëz kaq shumë të rëndësishëm për botën e futbollit, me përfaqësuesit e mediave, detyrimisht të bën që të reflektosh për atë çfarë kemi kaluar gjatë këtij viti të gjithë bashkë dhe për atë se çfarë ju keni kontribuar në zhvillimin e futbollit shqiptar”, tha Duka.

“Viti që ne po mbyllim ka qenë vërtet i rëndësishëm, me zhvillime pozitive progresive, me sfida të rëndësishme, me projekte të rëndësishme infrastrukturore, por edhe me përfaqësimin shumë të mirë në arenën ndërkombëtare me të gjithë ekipet Kombëtare, por kryesisht me ekipin Kombëtar, i cili i mbylli kualifikueset në vendin e dytë dhe që siguroi një vend në play-off, një ëndërr e jona dikur dhe që ju e keni pasqyruar dhe përcjellë me emocion, dashuri dhe origjinalitet”, vijoi ai.

Presidenti i FSHF-së, tha se kontributi i të gjithë medieve shqiptare ka qenë kontribut i madh dhe i vërtetë.

“Padyshim që ka pasur edhe kritika, por ne jemi edhe vetë kritikë. Edhe ne jemi kritikë karshi episodeve dhe përpiqemi që t’i përmirësojmë ato dhe të mos t’i lejojmë episodet të kthehen në fenomene”, pohoi Duka.

“Ndihma juaj për t’i eliminuar këto dhe për t’i përshpejtuar projektet tona ka qenë shumë e rëndësishme. E thashë edhe në fillim, ne këtu jemi për disa çaste festive bashkë në shenjë mirënjohjeje dhe mirëkuptimi për atë çfarë kemi bërë gjatë këtij viti. Dua të theksoj edhe njëherë që ju falënderoj për kontributin që keni dhënë ju, për kontributin që kanë dhënë të gjithë në zhvillimin e futbollit shqiptar, padyshim aktorët kryesorë, futbollistë, trajnerë, drejtues klubesh, por edhe partnerët tanë”, tha ai.

Me rastin e festave të fundvitit, Duka uroi një vit 2026 akoma më të mirë se 2025, akoma më të shëndetshëm, më të suksesshëm.

“Dhe ajo që besoj se e urojmë të gjithë bashkë, të kemi një futboll më të mirë, me më shumë rezultate, më shumë progres, më shumë fëmijë në fushat e futbollit dhe në arenën ndërkombëtare me kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Botëror dhe uroj që të shihemi në Amerikë të gjithë bashkë”, tha presidenti Duka.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Tatimet: Tolerancë zero ndaj informalitetit gjatë sezonit turistik

Administrata tatimore u bën thirrje qytetarëve të kërkojnë gjithmonë faturën tatimore dhe të denoncojnë çdo rast në aplikacionin Denonco Evazionin.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tatimet: Tolerancë zero ndaj informalitetit gjatë sezonit turistik

Administrata tatimore u bën thirrje qytetarëve të kërkojnë gjithmonë faturën tatimore dhe të denoncojnë çdo rast në aplikacionin Denonco Evazionin.