Musabelliu: Mbështetje biznesit për përmbushjen e standardeve për të operuar në tregun unik të BE-së

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është një proces që prek vetëm institucionet, por mbi të gjitha kërkon përgatitjen reale të biznesit shqiptar për të operuar në tregun e vetëm europian.


Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është një proces që prek vetëm institucionet, por mbi të gjitha kërkon përgatitjen reale të biznesit shqiptar për të operuar në tregun e vetëm europian.

Zv.ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu në një intervistë për ATSH-në, u shpreh se anëtarësimi në BE duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me një transformim strukturor të vetë biznesit, si kusht për konkurrencë dhe funksionim të qëndrueshëm në një treg me rregulla të unifikuara.

Sipas Musabelliut, elementi i parë thelbësor lidhet me kapacitetet e biznesit.

“Integrimi në BE do të thotë që biznesi duhet të ketë burimet e nevojshme për të konkurruar dhe për të vepruar në tregun e vetëm europian”, thekson ai.

Kjo përfshin jo vetëm madhësinë apo kapitalin, por edhe mënyrën e organizimit, menaxhimit dhe qasjes ndaj tregut.

Po aq e rëndësishme, sipas zv.ministrit, është përmbushja e standardeve të prodhimit dhe operimit.

Bizneset shqiptare, veçanërisht ato që aktualisht nuk eksportojnë në BE, do të duhet të rrisin standardet e tyre në mënyrë që të jenë funksionale në tregun e përbashkët europian.

“Nuk do të ketë dy realitete të ndryshme, një për Shqipërinë dhe një për BE-në. Rregullat e BE-së do të zbatohen edhe këtu”, shpjegon Musabelliu, duke nënvizuar se anëtarësimi nënkupton një treg të vetëm, me të njëjtat kërkesa.

Në këtë kuadër, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka nisur punën për hartimin e një programi kombëtar për përgatitjen e biznesit shqiptar për tregun e vetëm europian. Aktualisht po zhvillohet një analizë e detajuar e gatishmërisë, për të vlerësuar se ku ndodhen sektorë të caktuar të ekonomisë shqiptare në raport me kërkesat e anëtarësimit dhe funksionimit në tregun e përbashkët.

Bazuar në këtë analizë, programi do të ndërtohet mbi tre shtylla kryesore.

Shtylla e parë është informimi.

Zv.ministri thekson se është thelbësore që biznesi të kuptojë qartë se çfarë do të thotë të operosh në një treg me rreth 450 milionë konsumatorë, me rregulla më të forta dhe praktika të ndryshme nga ato të tregut vendas.

Shtylla e dytë lidhet me ndërtimin e kapaciteteve.

Programi parashikon trajnimin e një numri të caktuar konsulentësh dhe biznesesh, të cilët do të punojnë drejtpërdrejt me sipërmarrjet për të rritur aftësitë e tyre operuese dhe konkurruese në tregun europian.

Shtylla e tretë është mbështetja financiare, e cila mund të realizohet përmes kredive sovrane, garancive sovrane, granteve të drejtpërdrejta apo skemave të tjera financimi.

Sipas Musabelliut, qëllimi është që të bashkohen të gjithë aktorët për të mbështetur biznesin në forma të ndryshme, në mënyrë që ai të jetë gati që ditën e anëtarësimit të mund të operojë normalisht në tregun e BE-së.

Zv.ministri thekson se Shqipëria nuk po e nis sot këtë proces.

Prej rreth tre dekadash, vendi ka punuar për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së. Në disa sektorë, ky përafrim arrin në 80% apo më shumë, ndërsa në të tjerë është më i ulët.

“Në një vlerësim të përgjithshëm, sot mund të jemi rreth 60–65% të përafruar me legjislacionin e BE-së. Synimi është që ditën e anëtarësimit të shkojmë në rreth 90%, pasi disa elementë plotësohen vetëm pas anëtarësimit”, shpjegon ai.

Në këtë proces, një rol të rëndësishëm luan edhe CEFTA, të cilën Musabelliu e konsideron si një ushtrim parapërgatitor drejt tregut të përbashkët europian.

Aktet që zbatohen në kuadër të CEFTA-s janë në përputhje me ato të BE-së dhe në sektorë të caktuar, si tregtia e fruta-perimeve, Shqipëria operon lirshëm brenda rajonit me të njëjtat rregulla që zbatohen edhe në BE.

“Një nga çështjet më të rëndësishme që pritet të avancojë në kuadër të integrimit është njohja e konformitetit të produkteve. Kjo nënkupton që një produkt i certifikuar në Shqipëri të mos ketë nevojë për ricertifikim në tregun europian, proces që lidhet drejtpërdrejt me akreditimin, certifikimin dhe standardizimin”, deklaroi Musabelliu.

Sa i përket mbështetjes nga Bashkimi Europian, Musabelliu sqaron se BE ofron një sërë skemash financiare për biznesin, veçanërisht në sektorë që lidhen me digjitalizimin, inovacionin dhe eficiencën energjetike.

Megjithatë, këto fonde nuk jepen përmes shtetit, por aplikohen drejtpërdrejt nga vetë bizneset pranë institucioneve të BE-së. Për këtë arsye, Musabelliu vlerëson se rritja e kapaciteteve të biznesit shqiptar për të aplikuar dhe përthithur këto fonde mbetet një prioritet kyç i qeverisë në procesin e integrimit europian.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kori i të rinjve “Zë +”, koncert festiv në Galerinë e Arteve Digjitale, Korçë

Kori i të rinjve “Zë +” solli atmosferën festive të fundvitit në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, gjatë një…

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kori i të rinjve “Zë +”, koncert festiv në Galerinë e Arteve Digjitale, Korçë

Kori i të rinjve “Zë +” solli atmosferën festive të fundvitit në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, gjatë një…