Silvinjo pas fitores ndaj Andorrës: Hera e parë në “play-off”, një natë e mrekullueshme

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shpreh entuziast për mediat pas fitores 0-1 ndaj Andorrës, që i siguroi Shqipërisë kualifikimin historik në “play off”-in e Botërorit 2026.


Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shpreh entuziast për mediat pas fitores 0-1 ndaj Andorrës, që i siguroi Shqipërisë kualifikimin historik në “play off”-in e Botërorit 2026.

I pyetur për ndryshimet dhe mungesat e lojës, Silvinjo u përgjigj se ndryshimet nuk mund të bëheshin më parë.

“Ishte ndeshje e vështirë. Ne po rritemi, por nuk jemi Gjermania që shkon e fiton 6-0. Dikush thotë shko e u bë 6, por futbolli nuk është kështu”, tha Silvinjo

Ai kujtoi se edhe skuadra të mëdha kanë vuajtur kundër Andorrës.

“Anglia e ka mundur 1-0, Letonia barazoi, Serbia ishte 1-1 në pjesën e parë. Duhet t’i respektojmë.”

Silvinjo u shpreh se kualifikimi i parë në “play-off” është një natë e mrekullueshme.

“Unë akoma nuk e kam kuptuar që për herë të parë po shkojmë në “play-off”. Është një natë e mrekullueshme. Po pyesja si ishin të tjerët, pashë që dikush ishte i mërzitur, nuk e kuptoj pse”, tha ai.

Sipas tij, kjo natë duhet t’i përkasë vetëm festës.

“Duhet të festojnë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit. Nuk ka ndodhur kurrë më parë”, u shpreh ai.

Trajneri rikujtoi paraqitjet pozitive të skuadrës në kualifikueset e Botërorit.

“Kemi humbur vetëm në Londër ndaj Anglisë. Nuk e di nëse ndonjëri nuk është i kënaqur, por për mua arritja e “play-off”-it me një ndeshje para fundit është diçka e jashtëzakonshme”.

Silvinjo tregoi se që tani nis puna për përgatitjen e skuadrës për sfidën e marsit.

“Nuk mendoja për “play-off”-in, tani fillojmë të mendojmë. Është ndeshje teke, pastaj vjen tjetra, gjithçka është e shpejtë. Duhet të fokusohemi te grupi”.

Ai vlerësoi të gjithë lojtarët, duke përmendur edhe ata që nuk patën minuta.

“Jam krenar për të gjithë. Më vjen keq për Pajazitin e Caken. Edhe ata që nuk luajtën janë pjesë e rrugëtimit”, tha ai

Për ndrrimet në pjesën e dytë, Silvinjo tha se, “Bajrami dhe Uzuni ishin shumë të rëndësishëm. Tuci hyri se kishim nevojë për mbajtje topi, mori 3-4 faulle. Ndaj u bë ai ndryshim”.

Silvinjo e mbylli prononcimin me një mesazh për tifozët.

“Tifozët meritojnë gjithçka. Kur njerëzit në Tiranë të thonë ‘faleminderit për punën’, kjo të jep forcë. Sonte është nata e tyre”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sezoni veror, platformë online për denoncimet e abuzimeve ndaj qytetarëve dhe turistëve

Duke nisur nga data 11 qershor, qytetarët do të kenë në dispozicion një platformë të re online për të denoncuar…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sezoni veror, platformë online për denoncimet e abuzimeve ndaj qytetarëve dhe turistëve

Duke nisur nga data 11 qershor, qytetarët do të kenë në dispozicion një platformë të re online për të denoncuar…