Gjermania mbështet forcimin e institucioneve të konkurrencës në Shqipëri

Autoriteti i Konkurrencës dhe Qeveria gjermane nënshkruan sot marrëveshjen e partneritetit institucional për forcimin e zbatimit të ligjit të konkurrencës në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Autoriteti i Konkurrencës dhe Qeveria gjermane nënshkruan sot marrëveshjen e partneritetit institucional për forcimin e zbatimit të ligjit të konkurrencës në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Marrëveshja e nënshkruar në ambientet e GIZ Albania, përbën një dokument të rëndësishëm që vendos bazat e një partneriteti të ri institucional midis Ministrisë Federale për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Autoritetit të Konkurrencës së Shqipërisë (AK).

Ceremonia u përshëndet fillimisht nga ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, i cili theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për forcimin e institucioneve shqiptare, veçanërisht atyre që kontribuojnë drejtpërdrejt në procesin e integrimit europian.

Ai nënvizoi rëndësinë që ka konkurrenca e ndershme për ekonominë e tregut dhe përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Më pas, fjalën e mori Denar Biba, kryetar i Autoritetit të Konkurrencës, i cili vlerësoi partneritetin e ri si një hap cilësor drejt modernizimit të praktikave të zbatimit të ligjit, rritjes së kapaciteteve profesionale të institucionit dhe forcimit të kulturës së konkurrencës në vend.

Biba theksoi se bashkëpunimi me institucionet gjermane sjell ekspertizë të paçmuar, sidomos në fushat e antitrustit, kontrollit të përqendrimeve, bashkëpunimit me gjyqësorin dhe përdorimit të standardeve të BE-së.

Marrëveshja synon të forcojë kapacitetet e Autoritetit të Konkurrencës në zbatimin e ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”; të harmonizojë praktikat hetimore dhe metodologjitë me acquis të BE-së; të zhvillojë një program të plotë partneriteti institucional me shkëmbime ekspertësh dhe asistencë teknike; si dhe të mbështesë avokatinë e konkurrencës dhe komunikimin institucional.

Nënshkrimi i kësaj nisme të re përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve të konkurrencës në Shqipëri, modernizimit të kulturës rregullatore dhe rritjes së transparencës e profesionalizmit në funksion të integrimit evropian.

Autoriteti i Konkurrencës konfirmoi se mbetet i përkushtuar ndaj ndërtimit të një ekonomie funksionale tregu ku konkurrenca e ndershme shërben si mekanizëm themelor për zhvillimin dhe mirëqenien e konsumatorëve.

Burimi ATSH

Rama: Shqipëria ka kaluar nga më pak se 10 miliardë euro prodhim, në 27 miliardë euro

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se transformimi i Shqipërisë pasqyrohet edhe në treguesit ekonomikë të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria ka kaluar nga më pak se 10 miliardë euro prodhim, në 27 miliardë euro

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se transformimi i Shqipërisë pasqyrohet edhe në treguesit ekonomikë të…