e-Gate, sistemi modern i kalimit kufitar do të shtrihet edhe në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do të shtrihet shumë shpejt edhe në portet kryesore detare të vendit, në Durrës dhe Sarandë.


Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do të shtrihet shumë shpejt edhe në portet kryesore detare të vendit, në Durrës dhe Sarandë.

Gjatë një inspektimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, theksuan rëndësinë e këtij sistemi për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe forcimin e sigurisë kufitare.

“E vendosëm që bashkë me drejtorin Proda të vinim sot, pikërisht edhe për të parë pak nga afër mënyrën moderne të kalimit të kufirit, duke pasur në konsideratë që aeroporti i Rinasit tashmë është kthyer në një destinacion, i cili fare mirë tregon për ndryshimin dhe zhvillimin e jashtëzakonshëm që ka marrë turizmi në vendin tonë, duke pasur një lëvizshmëri shumë të madhe, një fluks shumë të madh qytetarësh që qarkullojnë, që hyjnë dhe që dalin”, u shpreh Koçiu.

Ajo theksoi se vetëm në 10 muajt e parë të vitit, mbi 10 milionë qytetarë kanë përdorur sistemin elektronik e-Gate, i cili po ndihmon në përshpejtimin e procedurave dhe lehtësimin e shërbimit kufitar.

“Është një sistem që nuk lodhet, nuk mërzitet, që nuk harron së thëni ‘Faleminderit’ apo ‘Mirë se erdhët’. Është një sistem që garanton që puna të bëhet siç duhet, siguria kombëtare të ofrohet dhe çdo qytetar të marrë shërbim me dinjitet e respekt” theksoi ajo.

Ministrja njoftoi gjithashtu se, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punohet që sistemi e-Gate të vendoset në Portin e Durrësit dhe në Portin e Sarandës, në mënyrë që gjatë sezonit turistik të ardhshëm, qytetarët që udhëtojnë përmes detit të përfitojnë të njëjtin standard shërbimi si në Rinas.

Ajo tha se, “do ta bëjmë efektiv, që në muajt e verës të sezonit të ardhshëm, për t’u shërbyer me të njëjtin standard edhe qytetarëve që lëvizin nëpërmjet detit. Një falënderim nga zemra për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin që tregoni çdo ditë”.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda vlerësoi ndikimin pozitiv të sistemit e-Gate në modernizimin e punës policore dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve

“Me kënaqësi konstatoj se Aeroporti i Rinasit është bërë tashmë portë hyrëse jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë rajonin, sepse nuk përpunon vetëm udhëtarët që kanë destinacion Shqipërinë por edhe ata që kanë destinacion vende të tjera, të cilët zgjedhin aeroportin tonë për shkak të lehtësive dhe mundësive që ofron”, u shpreh Proda.

Ai shtoi se sistemi e-Gate ka ndihmuar në përballimin e një fluksi rekord pasagjerësh, që pritet të arrijë deri në 12 milionë në fund të vitit.

“Muaji tetor ka pasur mbi 1 milion pasagjerë në muaj, dhe me gjasë kjo rritje do të vijojë për shkak të festave të fundvitit. Gjej rastin të falënderoj punonjësit e Policisë Kufitare, sepse është puna e tyre që ka bërë të mundur këtë nivel shërbimi. Është ndër strukturat më moderne të Policisë së Shtetit, dhe ata e kanë treguar që e meritojnë,” përfundoi Drejtori i Përgjithshëm.

Shtrirja e sistemit e-Gate në portet detare pritet të jetë një tjetër hap drejt modernizimit të menaxhimit të kufijve, forcimit të sigurisë dhe ofrimit të një shërbimi europian për qytetarët dhe turistët që vizitojnë Shqipërinë.

Rama organizon pritjen tradicionale me trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, organizuan me rastin e festave të fundvitit, pritjen tradicionale…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama organizon pritjen tradicionale me trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, organizuan me rastin e festave të fundvitit, pritjen tradicionale…