Kupa e Botës 2026, Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë

Takimi Serbi – Shqipëri do të luhet nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.


Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës 2026 ndaj Serbisë.

Pas përfundimit të konferencës për mediat, trajneri Silvinjo zbriti në fushë dhe drejtoi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet takimi në Leskovac.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për këtë përballje.

Takimi Serbi – Shqipëri do të luhet nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës. Përballja është si një finale, pasi vendos shumë për vendin e dytë në grup, që do të thotë play-off për në Botëror. Ndeshja e 11 tetorit është e katërta mes të dy ekipeve.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 8 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 4 ndeshjeve. Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Nëse Shqipëria arrin të fitojë këtë ndeshje, do të shënonte një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA. Ndërkohë, një fitore për Serbinë do të forconte pozitat e saj në grup.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lirohet nga detyra zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Miriam Shyti

Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Miriam Shyti.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lirohet nga detyra zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Miriam Shyti

Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Miriam Shyti.