Koçiu: Angazhim për realizimin e objektivave emergjente, do të flasë puna për ne

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu e cila mori detyrën sot u shpreh se do të çojë përpara të gjitha punët dhe detyra që kryeministri i ka ngarkuar.


Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu e cila mori detyrën sot u shpreh se do të çojë përpara të gjitha punët dhe detyra që kryeministri i ka ngarkuar.

Gjatë prezantimit nga kryeministri Edi Rama, e para grua në krye të punëve të brendshme, Koçiu tha se nën drejtimin e saj institucioni i Ministrisë së Brendshme do të ngrihet në lartësinë e kësaj detyre për të përfaqësuar më së miri gjithë figurën e punonjësit publik.

“Ju me të drejtë listuat një sërë detyrash të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat është shumë e vërtetë, janë në ligje, janë në letër, por do duhet të kenë vëmendje akoma më shumë. Janë emergjenca të kohës dhe pikërisht këtë do të bëjmë bashkërisht, dhe gjej rastin t’ju them publikisht sot se Ministria e Punëve të Brendshme, me mua në drejtim dhe ekipin e saj, do të ngrihet në lartësinë e kësaj detyre për ta përfaqësuar më së miri të gjithë figurën e punonjësit publik. Së pari, duke filluar nga secili prej jush këtu, me integritetin me profesionalizmin që duhet të karakterizojë të gjithë punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të kryer një sërë funksione të rëndësishme që janë vetë shteti, që krijojnë themelet e një të shteti të fortë demokratik”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja shtoi se “duke pasur parasysh edhe rëndësinë e jashtëzakonshme edhe momentin historik ku ndodhet vendi ynë sot, tashmë Evropa nuk është më një vizion, është një realitet i prekshëm, dhe prandaj unë besoj fort se do të çojmë përpara të gjitha këto punë dhe përgjegjësi që Kryeministri dhe legjislacioni na ka ngarkuar dhe të cilat duan patjetër që secili nga ju të ndërmarrë angazhimet e nevojshme për t’i çuar përpara”, u shpreh ministrja.

Ajo shprehu besimin se “kjo është një ministri që do duhet të flasë pak, por të punojë shumë dhe t’i lëmë punët të flasin vetë për ne”.

“Do ja dalim që t’i kryejmë të gjitha punët dhe angazhimet që kryeministri na ka ngarkuar”, e përmbylli fjalën ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Burimi ATSH

Rama pret studentët nga Prishtina: Politika, mundësia për të bërë bashkë gjëra që vetëm s’i bën dot

Kryeministri Edi Rama ka pritur Këshillin Studentor të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës në Kryeministri me të cilët zhvilloi…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret studentët nga Prishtina: Politika, mundësia për të bërë bashkë gjëra që vetëm s’i bën dot

Kryeministri Edi Rama ka pritur Këshillin Studentor të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës në Kryeministri me të cilët zhvilloi…