Qendër e re e sistemit VAR në “Shtëpinë e Futbollit”, Duka: Pjesë e strategjisë për modernizimin e arbitrimit

Risia më e madhe e këtij sezoni në futbollin shqiptar është qendra e përhershme e posaçme e sistemit VAR në “Shtëpinë e Futbollit”, investimi madhor i Federatës së Futbollit që ka nisur funksionimin e plotë në ndeshjet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë.


Risia më e madhe e këtij sezoni në futbollin shqiptar është qendra e përhershme e posaçme e sistemit VAR në “Shtëpinë e Futbollit”, investimi madhor i Federatës së Futbollit që ka nisur funksionimin e plotë në ndeshjet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë.

Qendra e sistemit VAR u vizitua sot edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili u njoh nga afër me këtë investim të rëndësishëm që është në një linjë me federatat më të mira europiane.

Pas përfundimit të vizitës, Duka dha një prononcim për fshf.org, duke theksuar se qendra e re e sistemit VAR është një hap i rëndësishëm në strategjinë e Federatës për të modernizuar dhe përmirësuar arbitrimin në Shqipëri.

Duka u shpreh se sistemi i ri, i licencuar nga FIFA dhe i përdorur nga shumica e federatave europiane, ofron kushte më komode për arbitrat dhe pamje më cilësore, duke synuar vendime më të drejta dhe më pak kontestime.

“Investimi që ka bërë FSHF në këtë sistem të qendërzuar të sistemit VAR është vazhdimi i strategjisë që ka Federata e Futbollit për të përmirësuar, modernizuar apo për të afruar sa më shumë vendimet e drejta të arbitrimit. Sistemi është bashkëkohor, i licencuar nga FIFA, sistemi EVS që e përdorin 80% e federatave në Europë dhe këtë mënyrë të vlerësimit nga sistemi VAR të ndeshjeve e kanë të gjitha federatat e zhvilluara.

Ne e filluam me minibusë dhe pa dyshim që ky është një investim akoma më i madh se i pari. Jam shumë i sigurt që i ndihmon, kanë edhe qetësinë arbitrat sepse janë në një sistem shumë më komod, larg çdo lloj presioni dhe janë më të qetë për të dhënë vendimin e duhur. Sipas testimeve që kemi bërë edhe pamjet janë shumë më të mira se me furgonat që kemi pasur deri tani. Tani jemi në sezonin e ri me sistemin e ri. Uroj që të kemi vendime sa më të drejta, sa më pak kontestime sepse kontestimet nuk do t’i eliminojmë kurrë”, tha Duka.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Investimet e huaja në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme, arrijnë 16,6 miliardë euro

Investimet e huaja direkte në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe në 5 vitet e fundit vendi ka…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Investimet e huaja në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme, arrijnë 16,6 miliardë euro

Investimet e huaja direkte në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe në 5 vitet e fundit vendi ka…