U propozua si ministre e Punëve të Brendshme, Koçiu: Sfidë e re në mandatin historik drejt anëtarësimit në BE

Albana Koçiu u propozua dje nga Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së për postin e ministres së Punëve të Brendshme.


Albana Koçiu u propozua dje nga Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së për postin e ministres së Punëve të Brendshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu ka falënderuar Kryeministrin Edi Rama për besimin për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në mandatin e katërt qeverisës të Partisë Socialiste.

“Me përgjegjësinë dhe privilegjin e drejtimit të Punëve të Brendshme, në qeverinë e Kryeministrit Edi Rama, në mandatin e IV. Një sfidë e re në mandatin historik të vendit, drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Koçiu.

Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së PS-së, Rama vlerësoi se Koçiu ka një karrierë tanimë të gjatë në administratë.

Rama shtoi se Koçiu me 10 vjet drejtore e Administratës Publike dhe në drejtimin e MSHMS-së i ka krijuar bindjen jo vetëm se ka ambicien dhe këmbënguljen, por ka një kapacitetet të veçantë, motivues të njerëzve.

Albana Koçiu është lindur në Tiranë, më 10 korrik 1977. Prej shtatorit 2023, ka mbajtur postin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Përpara kësaj detyre, Koçiu ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Në kuadër të kësaj detyre, Albana Koçiu u emërua nga qeveria shqiptare si negociatore në procesin screening me Komisionin Evropian, duke kryesuar delegacionet shqiptare në nivel teknik lidhur me procesin e Reformës së Administratës Publike (PAR).

Burimi ATSH

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.