OSBE mbledh krerët e drejtësisë dhe Policisë, në fokus lufta kundër drogës

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së dhe Njësisë për Çështjet Strategjike të Policimit dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, po organizon më 10 dhe 11 shtator në Durrës një seminar dyditor rajonal sa i përket lidhjeve mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm.


Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së dhe Njësisë për Çështjet Strategjike të Policimit dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, po organizon më 10 dhe 11 shtator në Durrës një seminar dyditor rajonal sa i përket lidhjeve mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm.

Seminari po zhvillohet me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Policia e Shtetit Shqiptar, së bashku me përfaqësues të forcave policore nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, si dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Pjesëmarrësit po diskutojnë mbi prirjet më të fundit kombëtare dhe rajonale që po shfaqen në trafikun e paligjshëm të drogës dhe kërcënimet e lidhura me pastrimin e parave, vrasjet me pagesë, zhvatjen dhe forma të tjera të rënda të dhunës.

Veprimtaria siguroi një platformë për shkëmbimin e informacionit dhe praktikave të mira, me synimin forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e hetimeve të përbashkëta penale.

Duke shërbyer për rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar, kjo nismë synon të luftojë me më tepër efikasitet veprimtarinë e organizatave vendore dhe ndërkombëtare kriminale të drogës që veprojnë në Ballkanin Perëndimor.

Në seminar morën pjesë kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e Ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn, ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michael Tarran, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi etj.

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran u shpreh në fjalën e tij se, “OSBE-ja në përgjithësi dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e kanë pranuar prej kohësh se trafikimi i drogës nuk është vetëm një vepër e rëndë penale në vetvete, por edhe nxitës i shumë krimeve të tjera të rënda, siç janë pastrimi i parave, vrasjet me pagesë, zhvatja dhe akte të tjera dhune. Këto krime shpesh kalojnë kufijtë dhe kanë ndikim në sigurinë publike, besimin në institucione dhe sundimin e ligjit”.

Ai theksoi se, Shqipëria dhe rajoni i gjerë përballen me sfida në rritje nga rrjetet vendase dhe ndërkombëtare të trafikimit të drogës. Këto organizata janë gjithnjë e më të sofistikuara, duke gjetur mënyra të reja për të vepruar në të gjitha juridiksionet.

Në këtë kontekst, shtoi Tarran, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar nuk është vetëm i rëndësishëm, por është thelbësor.

Ai theksoi se, shkëmbimi i informacionit mbi tendencat dhe kërcënimet më të fundit është thelbësore për zhvillimin e përgjigjeve efektive dhe të përbashkëta.

Për këtë qëllim, vijoi ai, “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamenteve të Kërcënimeve Ndërkombëtare/Njësisë së Çështjeve Strategjike të Policisë të OSBE-së dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnim në Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, ka vendosur të organizojë këtë seminar rajonal”.

Tarran nënvizoi se, “qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është shkëmbimi i informacionit përkatës në lidhje me tendencat më të fundit në trafikimin e paligjshëm të drogës dhe format e rënda të krimeve të dhunshme që lidhen me të. Megjithatë, mbi të gjitha, ky aktivitet synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar duke krijuar një platformë ekspertësh për të intensifikuar dhe përmirësuar më tej hetimet e përbashkëta penale që lidhen me drogën në rajon dhe më gjerë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…