“Nga Ferri te Parajsa”, Spiropali vlerëson romanin e ri të Lea Ypit: Një sofër shpirtërore për shqiptarët

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka ndarë vlerësimin e saj për librin më të ri të autores së njohur Lea Ypi, titulluar “Indignity” (Poshtërimi), një roman që ajo e quan “një sagë frymëmarrëse për historinë dhe shpirtin shqiptar”.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka ndarë vlerësimin e saj për librin më të ri të autores së njohur Lea Ypi, titulluar “Indignity” (Poshtërimi), një roman që ajo e quan “një sagë frymëmarrëse për historinë dhe shpirtin shqiptar”.

Në opinionin e saj, Spiropali thekson se ky libër, kushtuar gjyshes së autores, është më shumë se një roman, është një sofër e hapur për të gjithë shqiptarët që duan letërsinë serioze, atdheun, dijen dhe progresin.

Sipas saj, vepra përshkruan me mjeshtëri realitetin shqiptar ndër dekada, duke përfshirë shtresimet sociale, tensionet historike, tingujt, aromat dhe emocionet që kanë përshkuar shoqërinë tonë.

“E lexova me një frymë librin e fundit të Lea Ypit. Romani kushtuar gjyshes së saj të mençur dhe të dashur, e përmes saj fatit tonë të përbashkët, është një sofër e madhe, rreth së cilës ulen shqiptarë që e duan leximin, atdhedashës, adhurues të letërsisë serioze, të etur për të ditur, mësuar e ëndërruar, që po gostiten me gjithçka që u mban gjallë shpirtin njerëzor, qytetar, intelektual dhe gjithçka tjetër që u nevojitet atyre që kërkojnë progres, mirëkuptim, dinjitet dhe begatim. Mbi romanin-sofër të Lea Ypit nuk është shtruar mish e pilaf, por ushqim shpirtëror shqiptar, bukë e kripë e zemër.

Sofra e romanit të fundit të Lea Ypit përmban atmosferën e pothuaj të gjitha ambienteve të shoqërisë shqiptare gjatë disa dekadave: arealet, majat, honet, mjegullnajat, tendosjet, frymëmarrjet, dritat më të forta të mozaikut shoqëror, politik, urban e rural në kohët më vendimtare, që Lea di t’i thërrasë, t’u japë kohezion e të ndërtojë subjekt frymëndalës; tingujt më përfaqësues që ato kohë nxirrnin: nga vringëllimat e shpatave tek uturimat e aeroplanëve, gjëmimet e artilerive moderne, kërcitjet e çizmeve të policëve e ushtarëve, sa dhe meloditë e qeta të mirëkuptimeve, pa të cilat veshi mpihet, shurdhohet; aromat dhe flladet e pasioneve sentimentale nga më të sofistikuarat”, shkruan Spiropali.

Kryeparlamentarja e përshkruan Ypin si një shkrimtare të rrallë, intelektuale të lirë dhe krijuese të guximshme, që ka udhëtuar në rrugën nga “ferri në parajsë”, duke dëshmuar me veprën dhe mendimin e saj potencialin e shpirtit shqiptar për të mbijetuar, reflektuar dhe ndriçuar.

“Përplot me situata, dromca e ndodhi, romani-sagë i Lea Ypit në anglisht, pritet të vijë së shpejti edhe në shqip. Mirë libri i saj, po vetë Lea Ypi çfarë është? Për të thënë çfarë është Lea Ypi nuk mjafton një dimër i tërë rreth vatrës. Shkurt, Lea Ypi është një njeri i lirë, një shkrimtare race, një sovrane e mendimit, guximit dhe krijimit në krejt horizontin, nga Liria te Poshtërimi. Lea Ypi është ajo që ka përshkruar rrugën Ferr–Parajsë disa herë. Faleminderit, e dashur Lea, për gjithë këto shërbime që u ke bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve! Ndihem krenare që autorja e kësaj kryevepre, Lea Ypi, po lufton me sukses që Shqipëria dhe bota të mos bëhen kurrë të klikave, por të mbeten përgjithmonë të shpirtrave”, shprehet Spiropali.

Romani “Indignity” është shkruar në anglisht dhe pritet të botohet së shpejti edhe në shqip, për ta bërë më të afërt me lexuesin vendas një tjetër vepër të fuqishme të autores që prej vitesh përfaqëson me dinjitet Shqipërinë në botën akademike dhe letrare ndërkombëtare.

Lexo më shumë nga

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…