Prefekti i Vlorës: Zjarri në Delvinë dogji 4 banesa, pa rrezik zona te puset e naftës dhe spitali

Sipas prefektit, në Delvinë po ndihmojnë nga ajri 2 helikopterë dhe pritet ndihmë tjetër përmes Mekanizimit Europian të Mbrojtjes Civile.


Prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, thotë se situata e zjarrit në Delvinë është përballuar me sukses nga forcat emergjente, pa asnjë viktimë dhe asnjë të lënduar.

Në një prononcim për mediet, prefekti Nesturi u shpreh se u dogjën 4 banesa, prej të cilave 1 e banuar dhe 3 të pabanuara.

“Situata ka qenë e vështirë, realisht ka pasur ndihmë nga të gjitha bashkitë e qarkut, por dhe nga prefektura të tjera, kanë ardhur dhe nga Fieri e nga Gjirokastra, dhe së bashku edhe me ndihmën që kemi pasur nga zjarrfikëse të ushtrisë dhe zjarri i ndihmuar dhe nga era ka pasur një intensitet goxha të lartë dhe është përballuar si nga zjarrfikësit dhe forcat ushtarake në terren”, u shpreh Nesturi.

Nesturi u shpreh se, “është e rëndësishme është që u shpëtuan shtëpitë, vetë Delvina është shumë e përhapur, pra nuk kemi një qendër, edhe shpërndarja e forcave bëri të vështirë përballimin e zjarrit”.

“Gjithsesi ne mund të themi sot që realisht vetëm një shtëpi është djegur e banuar dhe 3 të tjera që kanë qenë të pabanuara. Gjithsesi duhet thënë që nuk kemi as humbje jetësh, as dëme të tjera të cilat mund të ishin shumë të mëdha pasi zjarri tentoi të futej në shumë drejtime të ndryshme dhe kjo bëri që në çastet e para të ishte valë paniku te banorët, por që u bë e mundur jo vetëm duke i evakuuar ata, dhe mundimin më të lehtë të gjithë forcave për të shpëtuar qytetin dhe pasurinë e banorëve”, tha ai.

Sot zjarri në Delvinë është përhapur në rrethinat e qytetit për shkak të erës, ndërsa nuk ka rrezik zona te puset e naftës dhe te spitali.

“Patëm një situatë në zonën rreth puseve të naftës, gjë që e cila u përballua me sukses. Sot mund të themi që nuk kemi rrezik të madh dhe në depozitën e gazit që ndodhet sipër, ajo u menaxhua më me lehtësi. Sot mund të themi që janë jashtë rrezikut”, shtoi ai.

Gjithsesi, shtoi prefekti, “kemi një riaktivizim shumë të madh të erës dhe kjo ka bërë që në rrethinat e qytetit zjarri të riaktivizohet, kemi një kalim të zjarrit pikërisht në lagjen matanë, por që me ndërhyrjen dhe të helikopterëve themi që do ta vëmë në kontroll për të mos u përhapur më tutje. Ka në mobilizim goxha të plotë dhe organizim goxha të mirë. Përsa i përket forcave në terren, kemi bërë riorganizim dhe shpërndarje goxha të mirë”.

“Tashmë spitali është funksional, edhe pacientët janë rikthyer në orët e para të mëngjesit dhe funksionon normalisht. Jemi në kushtet ku është e menaxhueshme, vetëm që duhet ende një betejë e fundit për të përballuar këtë situatë”, tha ai.

Sipas prefektit, në Delvinë po ndihmojnë nga ajri 2 helikopterë dhe pritet ndihmë tjetër përmes Mekanizimit Europian të Mbrojtjes Civile.

“Janë dy helikopterë që operojnë dhe pritet edhe nga Mekanizmi i Emergjencave Europiane. Deri tani po menaxhojmë mirë. Shpresojmë që dhe kushtet e motit mos të përkeqësohen më shumë”, theksoi Nesturi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu: Forcat Komando, vendimtare për frenimin e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se Forcat Komando kanë qenë të angazhuara në vijën e parë…

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Forcat Komando, vendimtare për frenimin e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se Forcat Komando kanë qenë të angazhuara në vijën e parë…