Ambasada e Turqisë në Tiranë organizon ceremoni përkujtimore për 15 Korrikun

Ambasadori Tayyar Kağan Atay: Kombi turk, nëpërmjet rezistencës së tij të ndershme, arriti të mbrojë rendin e tij kushtetues


TIRANË (AA) – Nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë është organizuar ceremonia përkujtimore për përvjetorin e nëntë të tentativës për grusht shteti në Turqi, tentativë e ndërmarrë nga organizata terroriste FETO, që shënohet si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e organizuar tek Memoriali i Dëshmorëve të 15 Korrikut në Parkun e Madh të Liqenit Artificial në Tiranë, ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, të organizatave të shoqërisë civile, qytetarë turq dhe qytetarë shqiptarë.

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, në fjalën e tij gjatë aktivitetit u shpreh se kombi turk, nëpërmjet rezistencës së tij të ndershme, arriti të mbrojë rendin e tij kushtetues, parlamentin dhe qeverinë legjitime, dhe shtoi se shkroi një epope demokratike. “Si rezultat i luftës heroike të popullit turk për të mbrojtur shtetin e tij, fitorja u quajt Turqi”, u shpreh Atay.

Ambasadori Atay theksoi se është vërtetuar edhe një herë, se tentativa për grusht shteti e 15 korrikut u orkestrua nga FETO, duke shtuar se: “FETO, një organizatë terroriste dhe e krimit të organizuar, siç e shikojmë edhe në Shqipëri për të çuar përpara agjendën e saj të fshehtë tinëzare, ndonjëherë paraqitet si një organizatë joqeveritare, ndonjëherë si një institucion arsimor dhe ndonjëherë si një bashkësi fetare, me mbështetjen e shumë shtresave shoqërore, e ndërkombëtarëve dhe qelizave sekrete me një cilësi të ngjashëm me kultin, e cila rastis rrallë në histori”.

Ambasadori turk shtoi se një pjesë e madhe e organizatës FETO në vendet mike dhe aleate është shkatërruar falë bashkëpunimit ndërkombëtar që shteti turk ka ndjekur.

– “FETO përbën një kërcënim serioz për të ardhmen e çdo vendi në të cilin vepron”

“FETO përbën një kërcënim serioz për të ardhmen e çdo vendi në të cilin vepron. Fatkeqësisht, në Shqipëri, ne e shohim organizatën FETO se akoma vijon të ruajë praninë e saj të rrezikshme dhe duke vazhduar përpjekjet e saj për të shfrytëzuar popullin shqiptar përmes sektorëve të shëndetësisë, arsimit dhe fushës fetare”, tha Atay.

Atay theksoi se për të parandaluar që Shqipëria të përjetojë të njëjtat përvoja të dhimbshme si Turqia, vijojnë të shpjegojnë në çdo rast se çfarë është një brez i ri i organizatës terroriste FETO dhe se vazhdojnë përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin publik për agjendat e errëta të organizatës FETO.

“Ne vlerësojmë dhe i kushtojmë një rëndësi të veçantë mbështetjes së Shqipërisë ndaj Turqisë, si partner, aleati ynë strategjik, për të mbrojtur të drejtat e saj sovrane, integritetin e pandashëm të atdheut të saj dhe përpjekjet e saj legjitime për të mbrojtur të drejtat e saj që rrjedhin nga marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare, dhe ripërsërisim qëndrimin tonë në çdo rast se do të ndërmerren hapa konkretë në luftën kundër terrorizmit”, tha Atay.

– “Turqi e qëndrueshme, demokratike dhe e fortë është një aleat i çmuar për Ballkanin dhe shqiptarët”

Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, duke folur në emër të organizatave të shoqërisë civile tha se një Turqi e qëndrueshme, demokratike dhe e fortë është një aleat i çmuar për Ballkanin dhe shqiptarët. “Populli shqiptar i lidhur si vëllai me vëllanë me popullin e madh turk do të jetë përherë përkrah tij në përpjekjet e përbashkëta për liri demokraci e prosperitet”, tha ai.

Gurra u shpreh se Shqipëria, fatkeqësisht, numëron një nga përqendrimet më të mëdha të organizatës FETO në rajon.

“Rreziku nuk ishte vetëm brenda kufijve të Turqisë. Tentakulat e kësaj organizate (FETO) ishin shtrirë në shumë vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë. Nëpërmjet rrjeteve të shkollave, universiteteve, bizneseve dhe mediave, struktura gyleniste kishte arritur të ndërtojë një prezencë të konsiderueshme edhe në vendin tonë. Në këtë situatë, nuk mund të qëndrohet indiferent. Është detyrë e institucioneve shqiptare që të vlerësojnë me seriozitet këto zhvillime dhe të mbrojnë vlerat e shoqërisë shqiptare”, tha Gurra.

Gjatë ceremonisë u bënë lutje për dëshmorët e 15 Korrikut, ndërkohë u ekspozuan edhe fotografi gjatë dhe pas tentativës për grusht shteti në Turqi.

Turqia shënon sot 15 Korrikun, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, që shënon edhe përvjetorin e nëntë kur organizata terroriste FETO kreu një tentativë të dështuar për grusht shteti më 15 korrik 2016.

Burimi AA

 

Rama citon Kuranin: Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj

Sot në Natën e Kadrit kryeministri Edi Rama përcolli një citim nga Kurani.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama citon Kuranin: Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj

Sot në Natën e Kadrit kryeministri Edi Rama përcolli një citim nga Kurani.