Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket

Kryeministri Rama intervistë për gazetarin dhe fotoreporterin britanik, Robert Hackman


Kryeministri Edi Rama duke e cilësuar bektashizmin një thesar kombëtar për Shqipërinë theksoi se “është shumë e rëndësishme të bëhet gjithçka për t’i mbajtur ata gjallë sepse ndryshe ata do të përballen me zhdukjen”.

Në një intervistë për gazetarin dhe fotoreporterin britanik, Robert Hackman, që ka përgatitur një dokumentar për Bektashizmin në Shqipëri, Rama tha se “bektashizmi është një urdhër shumë i veçantë dhe një thesar kombëtar për ne. Ndryshe nga komunitetet e tjera që janë pjesë e konstelacioneve më të mëdha dhe qe mund të mbështeten në zinxhirë të gjatë solidariteti dhe ndihme për edukimin e klerikëve të rinj, apo për ndërtimin e infrastrukturës së tyre bektashinjtë janë zotë të fatit të tyre dhe nuk i përkasin asnjë konstelacioni tjetër”.

“Prandaj është shumë e rëndësishme të bëhet gjithçka për ti mbajtur ata gjallë sepse ndryshe ata do të përballen me zhdukjen. Duke u dhënë atyre një status të veçantë jam i sigurt se do të ndihmojë që të krijojnë të ardhura më të mira dhe të kenë një vend që meritojnë përtej kufijve të vendit”, tha Rama.

Pyetjes se çfarë do të thotë një shtet i pavarur bektashi për popullin shqiptar dhe për Evropën, Rama iu përgjigj se “simbol i rëndësishëm edhe pse në përmasa modeste. Është vetëm një sipërfaqe e vogël toke, pak hektarë që ata tashmë e zotërojnë dhe kanë qendrën e tyre. Por për Shqipërinë është një pjesë shumë e çmuar e trashëgimisë kombëtare., ndërsa për komunitetin është një garanci që ai do të vazhdojë të ekzistojë pa u zhdukur”.

I pyetur se a do të ndihen komunitete e tjera fetare në Shqipëri të favorizuara apo të diskriminuara nga kjo iniciativë, Rama tha se “nuk ka asnjë arsye për këtë, Kjo nuk është një garë mes komuniteteve shqiptare ku dikush favorizohet e tjetri jo. Bektashinjtë janë një komunitet që mbështetet vetëm tek vetvetja, ndërsa myslimanët sunitë, ortodoksët dhe katolikët i përkasin konstelacioneve shumë më të mëdha dhe kanë pika reference jashtë vendit si dhe shumë mundësi për të edukuar imamët apo priftërinjtë e rinj. Prandaj nuk shikoj arsye që ata të ndihen të trajtuar në mënyrë të pabarabartë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koncerti në Tiranë, Rama pret reperin amerikan Kanye West

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koncerti në Tiranë, Rama pret reperin amerikan Kanye West

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do…