Gonzato: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, kërcënime të përbashkëta sigurie në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh sot se forcimi i sundimit të ligjit ka një rëndësi thelbësore për vendet në procesin e anëtarësimit në BE


Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh sot se forcimi i sundimit të ligjit ka një rëndësi thelbësore për vendet në procesin e anëtarësimit në BE dhe rezultatet e prekshme në këtë drejtim janë elementë thelbësore për të ecur përpara në procesin e integrimit.

Në fjalën e mbajtur në Forumin Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, ambasadori Gonzato u shpreh se “BE dhe Ballkani Perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni”.

Ndaj, Gonzato vlerësoi se bashkëpunimi i ngushtë midis gjyqësorit dhe aktorëve përtej kufirit dhe përgjigjet e koordinuara janë thelbësore jo vetëm për të luftuar krimin ndërkufitar por edhe për të mbrojtur më mirë viktimat e krimit.

“Ja pse ky projekt dhe takimi i sotëm janë kaq të rëndësishëm. Ne e njohin angazhimin e fortë të vendeve në rajon për të luftuar së bashku krimin e organizuar që është ndërkufitar dhe natyrisht shkakton dëm ekonomik dhe pengon rritjen ekonomike. Është i dëmshëm për kohezionin social e mirëqenien e qytetarëve dhe po kështu gërryen besimin e qytetarëve te institucionet”, shtoi ai.

Gonzato nënvizoi se “korrupsioni i nivelit të lartë është tipar i shumë aktiviteteve kriminale dhe kërcënim i sigurisë”.

“Grupet kriminale përdorin korrupsionin në nivele të larta për të zgjeruar ndikimin e vet apo për t’iu shmangur drejtësisë. Ndaj duhet të punojmë së bashku për të hequr këtë ndjenjë pandëshkueshmërie dhe për të ulur hendekun midis politikës, gjyqësorit dhe qytetarit”, tha Gonzato.

Duke iu drejtuar prokurorëve të pranishëm në këtë forum, Gonzato u shpreh se “puna juaj ndikon drejtpërdrejt në proceset e vendeve tuaja drejt anëtarësimit në BE”.

“Shërbime të pavarura të prokurorisë që mund të hetojnë e të ndjekin penalisht krimin pa frikë apo favore janë parakushte thelbësore për anëtarësimin në BE. Kur prokurorët në rajon punojnë së bashku duke ndarë praktikat më të mira dhe bashkërenduar hetimet, pandëshkueshmëria nuk ka vend në shoqëri”, shtoi ai.

Duke u ndalur te sfidat, Gonzato nënvizoi se trysnia mbi institucionin e drejtësisë, kufizimet në burime dhe po kështu natyra në zhvillim e krimit ndërkombëtar, kërkon vigjilencë me nisma konkrete për të forcuar kuadrin ligjor e institucional.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni gjenerojnë më shumë pasuri. Këto para dhe pasuri duhen sekuestruar e konfiskuar dhe të ripërdoren për qëllime të tjera ekonomike. Kemi nisur projekte këtu në Shqipëri në këtë drejtim për të cilat jam veçanërisht krenar. Por duhen veprime konkrete për të rritur njohuritë për sa i përket krimit financiar përfshi edhe instrumentet e sofistikuara që përdoren nga rrjetet kriminale”, shtoi Gonzato.

Në këtë drejtim, ambasadori u ndal te teknikat që janë gjithmonë në zhvillim e sipër për pastrimin e parave që përfshijnë gjithashtu edhe asete virtuale dhe kriptomonedhat.

Ndaj ambasadori vlerësoi se identifikimi i të ardhurave nga krimi është thelbësor në Shqipëri. “Presim me padurim miratimin e një ligji të rëndësishëm nga parlamenti për një zyrë të rikuperimit apo rimarrjes së aseteve”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Denaj: Teknologji të reja dhe praktika të qëndrueshme për një bujqësi konkurruese

Në Qendrën e Transferimit të Teknologjisë, në Lushnjë, po zhvillohen eksperimente të avancuara me teknologji moderne dhe praktika të qëndrueshme…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Denaj: Teknologji të reja dhe praktika të qëndrueshme për një bujqësi konkurruese

Në Qendrën e Transferimit të Teknologjisë, në Lushnjë, po zhvillohen eksperimente të avancuara me teknologji moderne dhe praktika të qëndrueshme…