Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) të mbajtur sot në Tiranë, në kuadër të kryesimit të këtij procesi nga Shqipëria.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se “qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbahen peng nga masa që i dëmtojnë drejtpërdrejt dhe që nuk i shërbejnë as paqes, as dialogut, e as të ardhmes evropiane të rajonit tonë”.

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) të mbajtur sot në Tiranë, në kuadër të kryesimit të këtij procesi nga Shqipëria.

Osmani së pari falënderoi presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj për mikpritjen dhe siç u shpreh ajo “lidershipin në këtë samit të nivelit të lartë të liderëve të shteteve të vendeve të Evropës Juglindore në Tiranë”.

“Gjatë adresimit tim, theksova se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një proces bamirësie, por investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e vetë Evropës. Prandaj, është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime konkrete dhe të merituara për Kosovën, përfshirë heqjen e masave të padrejta dhe dhënien e statusit të kandidatit për vendin tonë”, u shpreh Osmani.

Sipas saj, qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbahen peng.

“Orientimi i Kosovës është i qartë dhe i palëkundur: drejt BE-së dhe NATO-s, si pjesë e natyrshme e familjes euroatlantike”, përfundoi Osmani.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria renditet më mirë se disa vende të BE-së në integritetin e prokurimeve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku ka…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria renditet më mirë se disa vende të BE-së në integritetin e prokurimeve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku ka…