Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar tarifore


Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar tarifore – me pasoja ekonomike globale midis dy fuqive ekonomike globale, sipas AP.

Negociatori kryesor i Bashkimit Evropian për Tregtinë, Maros Sefcovic u takua sot me homologun e tij amerikan, përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer, gjatë një takimi të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), në Paris.

“Jemi duke avancuar në drejtimin e duhur, me ritmin e duhur”, tha Sefcovic në një konferencë për shtyp.

Ai tha se takimet teknike të vazhdueshme midis negociatorëve të BE-së dhe SHBA-së në Uashington do të pasohen së shpejti nga një videokonferencë midis tij dhe Greer – për të vlerësuar progresin dhe për të përcaktuar rrugën përpara.

Bruksel dhe Uashington nuk ka gjasa të arrijnë një marrëveshje thelbësore tregtare në Paris.

Çështjet që i ndajnë janë shumë të vështira për t’u zgjidhur shpejt.

Presidenti Donald Trump ka shprehur shpesh zemërimin e tij – për deficitin e vazhdueshëm tregtar të SHBA-së me Bashkimin Evropian – i cili kishte arritur një rekord prej 161 miliardë dollarësh vitin e kaluar, sipas Departamentit Amerikan të Tregtisë.

Trump ka fajësuar hendekun midis asaj që SHBA-ja shet dhe asaj që blen nga Evropa për praktikat e padrejta tregtare – dhe shpesh ka kritikuar taksën prej 10% të BE-së ndaj makinave të importuara.

Tatimi i SHBA-së ishte 2,5% derisa Trump e rriti atë në 25% në prill.

BE-ja ka argumentuar se blerjet e saj të shërbimeve amerikane, veçanërisht në sektorin e teknologjisë, pothuajse e kapërcejnë deficitin.

Lexo më shumë nga

“Next Stop Europe”, Gjylameti: Siguria ushqimore, prioritet në integrimin europian

Sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit ishin në fokus të konferencës ndërkombëtare…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Next Stop Europe”, Gjylameti: Siguria ushqimore, prioritet në integrimin europian

Sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit ishin në fokus të konferencës ndërkombëtare…