Begaj pret Kallas: Synojmë hapjen e të gjithë grupkapitujve me BE brenda këtij viti

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të Bashkimit Evropian, nënpresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të Bashkimit Evropian, nënpresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Në fokus të këtij takimi ishte procesi i zgjerimit evropian në rajonin e Ballkanit, ecuria e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në BE, politika e jashtme e Shqipërisë dhe roli i saj në rajon.

Presidenti i Republikës i shprehu Përfaqësueses së Lartë Evropiane mirënjohje për angazhimin e palëkundur dhe vëmendjen e veçantë që i ka kushtuar integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor u vlerësua si mjeti më efektiv gjeopolitik, thelbësor për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetin në rajon.

Presidenti Begaj rikonfirmoi se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol proaktiv në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, duke vepruar si një faktor stabilizues.

Kreu i Shtetit i shprehu përfaqësueses Kallas falënderim për Planin e Rritjes dhe mbështetjen financiare që Bashkimi Evropian ka dhënë ndaj Shqipërisë dhe rajonit.

Presidenti Begaj konfirmoi se Shqipëria është e përkushtuar në ruajtjen e vlerave thelbësore të BE-së: respektimin e të drejtave themelore.

Gjatë bisedës me Kallas, Kreu i Shtetit shprehu synimin e vendit për hapjen e të gjithë grupkapitujve brenda këtij viti dhe mbylljen e pjesës teknike të negociatave, duke përfunduar kapitujt deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë në 2030-ën.

“Angazhimi i Shqipërisë ndaj objektivit strategjik për integrimin në BE mbetet një prioritet kyç”, – nënvizoi Kreu i Shtetit.

Për sa i përket ecurisë në reformat që mundësojnë anëtarësimin e vendit në BE, Presidenti Begaj garantoi Kallas se Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj programit të transformimit dhe reformave që synojnë përmirësimin e sistemit politik, forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe krijimin e kushteve të favorshme për mirëqenien e qytetarëve.

Gjithashtu, Presidenti Begaj theksoi faktin se populli shqiptar e ka mbështetur vazhdimisht integrimin në BE gjatë tre dekadave të fundit dhe entuziazmi për anëtarësim mbetet më i larti në rajon.

Krahas reformave të brendshme, Shqipëria ka qenë dhe mbetet në një linjë me qëndrimet e BE-së.

Në vazhdimësi të rolit në lehtësimin e dialogut brenda sferës evropiane të sigurisë, Presidenti i Republikës bëri të ditur se Shqipëria do të mbetet plotësisht e lidhur me BE-në, duke marrë pjesë aktive në misionet e CSDP-së, (Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes), dhe duke bashkëpunuar në forumet ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Avancon projekti i Qendrës Multifunksionale të Parkut Arkeologjik të Bylisit

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, në…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Avancon projekti i Qendrës Multifunksionale të Parkut Arkeologjik të Bylisit

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, në…