Sako: Investimet e huaja në Durrës janë 10-fishuar që nga 2013

Në 2015, në Durrës kishte vetëm 151 subjekte të huaja, të cilat operonin në qytetin e Durrësit, sot ky numër është 10-fishuar


Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako deklaroi sot se numri i bizneseve të huaja në këtë qytet është 10-fishuar në 10 vitet e fundit.

Në fjalën e saj, gjatë një vizite në fabrikën “Next Generation Perfumes”, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Sako bëri të ditur se ndërsa në vitin 2020 u dhanë vetëm 6 leje për ndërtim kapanonesh në Porto Romano, në vitin 2023, me mbylljen e venddepozitimit kërkesa ishte për 66 objekte. Të gjitha, shtoi ajo, shtrihen kryesisht në këtë zonë.

“Po të kthehemi pas në kohë, askush nuk do ta kishte menduar që kjo zone, e Sektorit Rinia mund të kishte një biznes tërësisht holandez, i cili prodhon tërësisht linjën e vet, këtu, dhe më tej e çon në vendin e tij për ta shitur. Është një zone e cila është transformuar edhe falë projekteve madhore në bashkëpunim me qeverinë, duke nisur nga ndryshimi që i solli zonës mbyllja e venddepozitimit të Porto Romanos te projekti i madh i ndërtimit të portit tregtar”, tha ajo.

Sako po ashtu tha se kudo në aksin rrugor që lidh qytetin me Porto Romanon po shtohen kompani kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Në 2015, në Durrës kishte vetëm 151 subjekte të huaja, të cilat operonin në qytetin e Durrësit, sot ky numër është 10-fishuar. Kompani, që nga sektori i turizmit te ai i industrisë, apo prodhimit, gjejnë vend në këtë qytet”, u shpreh Sako.

Kryebashkiakja e Durrësit siguroi se bashkia të jetë në krah të sipërmarrjes, duke siguruar për vijimin e përmirësimit të infrastrukturës për zonën, në mënyrë që biznesi të ketë një rritje dhe angazhim më të madh Durrës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të…