Prefekti i Tiranës Qëndro: Veliaj transformoi kryeqytetin, besoj te prezumimi i pafajësisë

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro e cilësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si lider transformues që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kryeqytetit.


Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro e cilësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si lider transformues që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kryeqytetit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi rëndësinë e prezumimit të pafajësisë duke shprehur bindjen se akuzat e ngritura ndaj Veliajt do të sqarohen në rrugë ligjore.

Prefekti Qëndro thotë se e çmon Erion Veliajn për punën e mirë transformuese që ka bërë në Tiranë përgjatë një dekade, për lidershipin në drejtimin e skuadrës së PS Tiranë dhe sukseset tona të përbashkëta elektorale edhe përtej kësaj bashkie, në të gjithë qarkun ku ka vepruar si drejtues politik.

“Besoj realisht se akuzat e dyshuara mbi të nuk janë të vërteta dhe kjo sigurisht do të provohet në gjykatë. Teksa jam i bindur se Erioni do t’i shkojë deri në fund të vërtetës së tij, duhet të mos e harrojmë për asnjë moment se prezumimi i pafajësisë as që nuk duhet të vihet në diskutim. Gjyqet publike dhe telendisjet para turmave duhet të jenë një vegim i së shkuarës sonë të largët e të errët. Ato nuk kanë më vend në shekullin ku po jetojmë dhe në Europën demokratike ku duam të shkojmë”, tha ai.

Sipas Qëndros, Erion Veliaj është një figurë qendrore publike, një politikan i votuar prej qindra e mijëra zgjedhësve të Tiranës.

“Nuk i shkruaj këto radhë për të atakuar drejtësinë në punën e asaj. Gjithçka ne bëmë për ta shkëputur drejtësinë nga ndikimi i politikës është një histori suksesi. Gjithsesi, ne që e çliruam drejtësinë nga kthetrat e politikës duam dhe kemi të drejtë të pretendojmë standarde të panegociueshme demokratike”, u shpreh ai.

Prefekti i Tiranës theksoi se teksa kryetari i bashkisë ndodhet në kushtet e arrestimit është detyrim i secilit që të angazhohet maksimalisht që punët në këtë institucion të vazhdojnë normalisht dhe asnjë qytetari të mos i mungojnë shërbimet publike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur…