Rama: Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Tiranë

Rreth 300 objekte si bizhuteri dhe veshje shqiptare që ndodhen në Muzeun Etnografik të Budapestit, Hungari, të cilat i janë shitur dikur këtij muzeu nga një tregtar me emrin Paolo Lazza, do të ekspozohen në qershor të këtij viti në Shqipëri.


Rreth 300 objekte si bizhuteri dhe veshje shqiptare që ndodhen në Muzeun Etnografik të Budapestit, Hungari, të cilat i janë shitur dikur këtij muzeu nga një tregtar me emrin Paolo Lazza, do të ekspozohen në qershor të këtij viti në Shqipëri.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ndau edhe fotografi nga këto objekte, duke i cilësuar një pasuri kulturore të jashtëzakonshme.

“Këto objekte i janë shitur muzeut në Budapest nga Palokë Laca në shek.XX, një personazh që po rilind në dritën e hulumtimeve të thella dhe bashkëpunimit mes Muzeut Marubi dhe muzeologëve hungarezë”, tha Rama.

Kryeministri Rama bëri të ditur se “në qershor 2025, ky koleksion unik do të ekspozohet për herë të parë në Shkodër, në Muzeun Marubi, duke ofruar një mundësi të pazakontë për t’u njohur me artizanatin shqiptar dhe lidhjen e tij me kulturat e tjera”.

Drejtori i “Marubit”, Luçian Bedeni, së bashku me kuratoren Kim Knoppers dhe dizajnerin e modës Jozef Martini (njëherësh kushëri i Palokë Lacës) zhvilluan një vizitë dyditore në Muzeun e Etnografisë së Budapestit, ku panë nga afër koleksionin e mrekullueshëm.

Në maj 2024 pranë Muzeut Marubi erdhi një kërkesë për informacion nga Muzeu Etnografik i Budapestit, referuar një personi të quajtur Paolo Lazza. Nga hulumtimi i vënë në dispozicion, rezultonte që ai i kishte shitur departamentit të Muzeut Kombëtar të Etnografisë së Budapestit, rreth 300 objekte si bizhuteri dhe veshje shqiptare.

Bazuar në të dhënat e muzeologëve të Muzeut Etnografik të Budapestit, Dr. Vera Schleicher dhe Dr. Boglárka Macsa, rezultoi që personi quhej Palokë Laca. Gjatë kësaj periudhe, u ndërtua pema gjenealogjike e tij, u gjetën disa fotografi të familjes, si dhe kontaktet e pasardhësve që jetojnë në Shkodër dhe në Itali. Më pas, në shtator të 2024 muzeologet vizituan Shkodrën me qëllim hulumtimin më në detaje të figurës së tregtarit Palokë Laca. Nxjerrja në pak e kësaj figure si dhe zbulimi i këtyre reparteve në Budapest vjen në mesin e një pune të ngritur prej disa muajsh nga kuratorja Kim Knopper mbi një projekt që do të realizohet në Muzeun Marubi, me fokus etnografinë dhe artizanatin.

Lexo më shumë nga

Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur…