Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e “5 Majit”: I vendosur t’i çoj punët deri në fund

Numri total i apartamenteve të ndërtuara është 780, nga të cilat janë shpërndarë 428 apartamente në 7 godina.


Në një realitet të transformuar krejtësisht, siç është lagjja e re e “5 Majit”, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau certifikatat e pronësisë për familjet e prekura nga tërmeti i 2019, të cilët kanë hyrë prej disa kohësh në shtëpitë e tyre të reja.

Me infrastrukturë moderne, akses në shërbime cilësore publike e private dhe me parqe e mjedise sportive, për kryebashkiakun Veliaj, transformimi i kësaj zone është dëshmi e punës së përbashkët.

Sipas tij, koha e harxhuar me përçarje, ndasi politike e sherre, është kohë e çuar dëm. Veliaj apeloi që fokusi duhet të jetë puna dhe e mira e përbashkët.

“Kjo tregon çfarë fuqie kanë njerëzit kur bashkëpunojnë dhe kur i shtrohen punës për të transformuar jetët e njerëzve. Ja ku jemi sot: pallatet janë të vërteta, njerëzit janë të vërtetë dhe certifikatat e pronësisë janë të vërteta. Unë nuk besoj që shteti është i majtë ose i djathtë, unë besoj se shteti është në shërbim të njerëzve. Ky është shteti ynë, kjo është qeveria jonë, kjo është bashkia jonë, këto janë punëtorët tanë, kjo është administrata jonë. Shteti është i shqiptarëve dhe Tirana është e qytetarëve. Ndaj, mesazhi që dua të jap sot është ta bëjmë këtë vend, e kemi vetë në dorë”, tha ai.

Veliaj deklaroi se shpërndarja e certifikatave të pronësisë mund të kishte ndodhur dy-tre vjet më parë, por bllokimi i punës e bëri të pamundur.

“Këtë mund ta kishim bërë përpara dy-tre vitesh. Në Kombinat jemi ende mbrapa, sa filluam të japim shtëpitë e para sepse na u desh të përballeshim me 28 procese gjyqësore. 28 gjyqe që u hapën nga ata që nuk numërojnë dot vilat e tyre, i harrojnë ku i kanë vilat, ndërkohë për njerëzit na bllokonin punën. Ku janë sot? Ku janë ata që përçanin njerëz? Ku janë sot ata që mbillnin helm në komunitet? Sot përulem me respekt dhe me shumë dashuri e mirënjohje për ju, që qëndruat të bashkuar, që patët besim, bashkëpunuat me qeverinë, me shtetin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi vendosmërinë e tij për të çuar përpara projektet transformuese të Tiranës.

“Jam më i vendosur se kurrë që ta mbaroj “5 Majin”, Kombinatin, të mbarojë Bulevardi i Ri, të bëhet Kopshti Botanik, të bëjmë shkollat e reja te Astiri. Kur të shkruhet historia e këtij qyteti, asnjë nuk do t’i mbajë mend bllokuesit. Nuk do të ketë asnjë faqe, asnjë rresht, asnjë germë në historinë e Tiranës për ata që na bllokuan, do harrohen”, deklaroi ai.

Për kreun e Bashkisë, transformimi cilësor i çerdheve, kopshteve, apo hapësirave të tjera me funksion komunitar është rezultat i politikave sociale të Bashkisë së Tiranës. Teksa nënvizoi faktin se fokusi i bashkisë duhet të jenë shtresat më në nevojë, kryebashkiaku vlerësoi nismën për pajisjen me abone falas të pensionistëve, si një nismë që favorizon lirinë e lëvizjes.

“Kur je pensionist, kur je student, kur je në nevojë, çdo gjë ndihmon. Më vjen mirë që e filluam duke iu dhënë pensionistëve këtë liri të lëvizjes. Liria e lëvizjes, është liri shumë e rëndësishme, dhe jam sot vërtet i lumtur që, siç bëmë për studentët, e bëmë edhe për gjyshërit dhe për gjyshet tona. U japim prioritet atyre që janë, në fakt, edhe ata që duan dhe kanë nevojë për më shumë ndihmë”, sqaroi Veliaj.

Në lagjen e re te “5 Maji”, nuk do akomodohen vetëm familjet e prekura nga tërmeti i 2019, por edhe ata që kanë pasur shtëpitë e tyre pa dokumente dhe që janë shpronësuar. Numri total i apartamenteve të ndërtuara është 780, nga të cilat janë shpërndarë 428 apartamente në 7 godina.

Lexo më shumë nga

Peleshi thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dënoi sulmet ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve publike gjatë protestës së dhunshme në Tiranë,…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dënoi sulmet ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve publike gjatë protestës së dhunshme në Tiranë,…