Balluku dhe Denaj në Qendrën e Transferimit Teknologjik Bujqësor: Investime në laboratorë bashkëkohorë

Zëvendëskryeministrja Balluku: Qeveria dhe të gjitha agjencitë në vend kanë në fokus mbështetjen e sektorit bujqësor.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, vizituan sot Qendrën e Transferimit Teknologjik Bujqësor.

Lushnje – Në Qendrën e Transferimit Teknologjik Bujqësor

Lushnje – Në Qendrën e Transferimit Teknologjik Bujqësor

Posted by Belinda Balluku on Friday, November 1, 2024

Balluku dhe Denaj informuan se qeveria po shikon mundësinë e investimeve në laboratorët e qendrave kombëtare të bujqësisë.

“Janë pesë qendra kombëtare në të gjithë Shqipërinë që krijojnë mundësinë e implementimit të inovacionit dhe metodave të reja për sektorë të ndryshëm të zhvillimit ekonomik e bujqësor. Jemi duke studiuar mundësitë e investimeve në laboratorë bashkëkohorë në mënyrë që dhe koha e procesimit për analizat e tokës të bëhet sa më shpejt”, tha Denaj.

Sipas Denajt, në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Inovacionit po shihet mundësia e ngritjes së serrave moderne të vitit 2030 si dhe “jemi të gatshëm që të investojmë për të krijuar jo vetëm një qendër ku shikohet pjesa e produkteve, por njëkohësisht dhe mënyrës se si gjithë infrastruktura i shërben produktit”.

Denaj u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë për të përfituar nga masat e Skemës së Investimeve, teksa theksoi se në këto masa përfshihet edhe mbështetja e sistemit të vaditjes me pika.

Zv/kryeministrja Balluku tha se qeveria dhe të gjitha agjencitë në vend kanë në fokus mbështetjen e sektorit bujqësor.

(ATSH)

Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të…