Ylli: Kthejmë në traditë vlerësimin dhe inkurajimin e sportistëve në karrierën e tyre

Ylli: Komiteti Olimpik Kombëtar është sot një institucion elitar, që kontribuon për masivizimin e sportit në të gjithë vendin,


Në drejtimin e kryetares Ina Zhupa Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, në lidhje me pjesëmarrjen e Shqipërisë në veprimtaritë sportive ndërkombëtare dhe zhvillimin e sportit në Shqipëri.

Të ftuar në komision përveç Yllit ishin edhe Gerti Shima, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH dhe specialistë të tjerë të KOKSH.

Në nisje të fjalës se tij, Ylli bëri një prezantim të fokusit të punës të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për të cilin tha se: “është Shtëpia e Sportit. Institucioni mbikëqyrës, mbështetës dhe promovues. Hartues politikash dhe strategjish në shërbim të sportit dhe sportistëve”

Sa i përket fokusit të punës, Ylli sqaroi se KOKSH nuk bën sport, por bën politika sportive, diplomaci sportive, në ndihmë të zhvillimit të sportit, harton strategji dhe programe edukimi në shkolla, negocion për buxhete e grante që të shkojnë direkt te sporti dhe Federatat dhe siguron trajnime dhe bazë materiale për shumë disiplina sportive.

Më tej kreu i KOKSH foli për Urdhërat Olimpikë, për Gala -në e sportit në dhjetor të vitit 2023 ku u bë vlerësimi më i rëndësishëm në 30 vitet e fundit për sportistët elitarë dhe e cilësoi atë si një iniciativë domethënëse për vlerësimin e sportistëve, që Komiteti Olimpik Kombëtar kërkon ta kthejë në një traditë, për të nderuar, vlerësuar dhe inkurajuar sportistët në karrierën e tyre. Më tej kreu i KOKSH veçoi disa nga medaljet e fituara nga sportistët Shqiptarë për vitin 2023 dhe foli për ekipet sportive në shkolla,vlerësimin për Tiranën si qyteti europian i sportit, maratonën e Tiranës, ditët olimpike, etj.

Në përfundim Ylli theksoi se, Komiteti Olimpik Kombëtar është sot një institucion elitar, që kontribuon për masivizimin e sportit në të gjithë vendin, për të shtrirë frymën Olimpike e për të rritur fëmijë e shoqëri më të shëndetshme; për evidentuar talente dhe për të rritur kampionët e së ardhmes.

(ATSH)

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës “Alba Health” në Zyrih

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha , mori pjesë në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës "Alba Health" në…