Rama: Shqipëria me BE-në deri në fund, Ballkani Perëndimor nuk është zgjerim, është bashkim

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga Praga se “jemi në mënyrë kokëfortë të dashuruar me Europën. Nuk pranojmë Jo”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga Praga se “jemi në mënyrë kokëfortë të dashuruar me Europën. Nuk pranojmë Jo”.

Në fjalën e tij në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024, në Pragë, në Panelin e diskutimit me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, kryeministri Rama tha se “ne jemi një vend europian e kjo nuk vendoset në Bruksel, kjo është e sigurtë”.

“Kam një qasje paksa ndryshe nga ajo Aleksandrit për atë që ishte promovuesi më i madh i zgjerimit në dy vitet e fundit, nuk ka qenë presidenti i Francës Macron, por Vladimir Putin. Ky është optimizmi tragjik për fat të keq sepse Europës i duhej Valdimiri që të sulmonte Ukrainën që të mos ta merrte më të mirëqenë që Ballkani Perëndimor është aty dhe mjafton ta thuash; dëgjoni një ditë horizonti blu do të jetë i juaji, por për momentin na duhet të bëjmë ca gjëra të tjera, po kjo është e bazuar në meritë. A është vërtetë e bazuar në meritë, për këtë nuk jam i sigurt. BP është këtu, nuk është zgjerim është bashkim”, u shpreh Rama.

“Kur vjen fjala për Shqipërinë ne jemi europianë, në mënyrën kokëfortë të dashuruar me Europën. Nuk pranojmë jo për përgjigje, do jemi me BE deri në fund, siç ishim me Stalinin. Do jemi me BE edhe kur BE të zhduket. Do ftojmë të gjithë që ta nisin nga Shqipëria dhe të ndërtojmë një tjetër BE”, tha Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Lamallari takon Brunner: Policia e Shtetit më shumë akses në platforma të dhënash të KE

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim në Bruksel me Komisionerin Evropian për Çështjet e Brendshme dhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari takon Brunner: Policia e Shtetit më shumë akses në platforma të dhënash të KE

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim në Bruksel me Komisionerin Evropian për Çështjet e Brendshme dhe…