Sondazhi i CGTN-it: Të anketuarit globalë kundërshtojnë hegjemoninë e ShBA-së në sport

Sondazhi u publikua në platformat e CGTN-it në gjuhën angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse, me 15 244 përdorues interneti që votuan dhe shprehën opinionet e tyre brenda 24 orëve.

ShBA-ja po ngre zërin për të ashtuquajturën çështje të dopingut dhe akuzat e saj të pabaza kanë sjellë kritika në rritje nga komuniteti ndërkombëtar. Sipas një sondazhi në internet të kryer nga CGTN-i, 95.01 për qind e të anketuarve i dënojnë ashpër Shtetet e Bashkuara për shtypjen e kundërshtarëve në emër të sportit, duke e kritikuar këtë si “hegjemonia amerikane” në Lojërat Olimpike.

Sportet nuk kanë pasur kurrë lidhje vetëm mbi konkurrimin, por edhe me respektimin e rregullave dhe të kundërshtarëve. Gjatë lojërave olimpike, sportistë nga disa vende i kanë përdorur mediat sociale për të stigmatizuar sportistët e tjerë me akuza të sajuara dhe kanë treguar mungesë mirësjelljeje në publik. Në këtë drejtim, 94.95 për qind e pjesëmarrësve globalë besojnë se këta sportistë janë të pasjellshëm dhe nuk arrijnë të përmbushin frymën olimpike të “mirëkuptimit” dhe “miqësisë”. 93.08 për qind e të anketuarve thonë se arena nuk është vetëm një garë e fituesve dhe humbësve, por edhe një skenë miqësie dhe respekti reciprok.

Ajo që Agjencia e Antidopingut e Shteteve të Bashkuara dhe “The New York Times” mbështesin nuk është drejtësia e konkurrimit, por “hegjemonia amerikane”. SHBA-ja ka injoruar rezultatet autoritative të hetimit të Agjencisë Botërore të Antidopingut dhe ka trumbetuar të ashtuquajturat raste të dopingut që përfshijnë ekipet e notit të vendeve të tjera. Në këtë drejtim, 96.84 për qind e të anketuarve besojnë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë respekt për Agjencinë Botërore të Antidopingut dhe po sfidojnë drejtësinë e autoritetin. 96.11 për qind e pjesëmarrësve në sondazh u bëjnë thirrje të gjitha vendeve që t’i përmbahen frymës olimpike, të ruajnë së bashku autoritetin e paanshmërinë e organizatave sportive ndërkombëtare dhe të krijojnë një atmosferë të konkurrencës së barabartë në sport.

Atleti amerikan, Erriyon Knighton, doli pozitiv në testin e dopingut në mars të këtij viti. Agjencia e Antidopingut e Shteteve të Bashkuara jo vetëm që nuk e pezulloi, por edhe e lejoi të marrë pjesë në Paris dhe mbi 90 për qind e sportistëve amerikanë nuk përmbushin kodin e Agjencisë Botërore të Antidopingut. Në sondazh, 96.25 për qind e të anketuarve i kritikojnë ashpër Shtetet e Bashkuara për “standardet e dyfishta” në rregullat e dopingut. Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara e kanë kërcënuar nëpërmjet ndërprerjes së ndihmës financiare Agjencinë Botërore të Antidopingut që t’i japë të ashtuquajturin “status përfaqësues që përputhet me kontributin e saj ekonomik”. 95.01 për qind e pjesëmarrësve në sondazh kritikojnë se kjo është shprehje e “hegjemonisë dhe kërcënimit amerikan” në fushën e sportit, ndërsa 93.45 për qind thonë se dopingu po politizohet dhe instrumentalizohet gjithnjë e më shumë nga Shtetet e Bashkuara, duke u bërë një zgjatje e hegjemonisë së saj në fushën e politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Sondazhi u publikua në platformat e CGTN-it në gjuhën angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse, me 15 244 përdorues interneti që votuan dhe shprehën opinionet e tyre brenda 24 orëve.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…