Kinë, vendimet e rëndësishme do të merren në konferencën partiake për thellimin e reformës së vendit

PKK do të nisë plenumin e tretë të komitetit të 20-të qendror të saj më 15 korrik në Pekin.


Vendimet që kanë rëndësi jetike për reformën e Kinës priten të merren në një mbledhje partiake që mbahet në mesin e muajit tjetër.

Sipas njoftimit mediatik, partia në pushtet në Kinë, PKK do të nisë plenumin e tretë të komitetit të 20-të qendror të saj më 15 korrik në Pekin.

Plenumi, në të cilin do të shqyrtohen çështjet që lidhen me thellimin e mëtejshëm të reformës dhe avancimin e modernizimit kinez, do të zgjasë deri më 18 korrik.

Në një takim të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së që u mbyll të enjten në Pekin, anëtarët pjesëmarrës u njohën me opinionet e paraqitura brenda e jashtë Partisë për një draft mbi çështjet përkatëse. Siç mësohet, pas rishikimit, drafti do të dorëzohet për diskutim në plenum.

Siç mësohet, në draftin qartësohet se Kina do të përfundojë ndërtimin e një ekonomie tregu socialiste me standarde të larta para fundit të vitit 2035. Në të njëjtën kohë, do të realizohet deri në atë kohë modernizimi i sistemit dhe të kapacitetit qeverisës, si dhe të arrihet parimisht modernizimi i Kinës.

Vendimet që merren në plenumin e tretë të çdo komiteti qendror të PKK-së kanë rëndësi të mëdha për të drejtuar zhvillimin e vendit gjatë mandatit të këtij komiteti. Si për shembull, në plenumin e tretë të Komitetit të 11-të të PKK-së, në vitin 1978, u mor vendimi të praktikohej politika Reforma e hapje ndaj botës së jashtme.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Rama i përgjigjet Tsipras: I habitur që partia jote e re e shndërroi një incident në çështje politike

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot ish-kryeministrit grek, Alexis Tsipras lidhur me incidentin në Zvërnec duke e konsideruar të padrejtë…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama i përgjigjet Tsipras: I habitur që partia jote e re e shndërroi një incident në çështje politike

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot ish-kryeministrit grek, Alexis Tsipras lidhur me incidentin në Zvërnec duke e konsideruar të padrejtë…