Gonzato: Çështjet e mbartura në gjykata kërkojnë veprim të menjëhershëm

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato tha Bashkimi Europian ka qenë një mbështetës i fortë dhe i palëkundur i reformës në drejtësi


Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato tha sot se “Bashkimi Europian ka qenë një mbështetës i fortë dhe i palëkundur i reformës në drejtësi, e cila u miratua me mbështetjen e të gjitha partive në 2016”.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Gonzato theksoi se “ne vijojmë me monitorimin e kësaj reforme dhe zbatimin e saj duke u siguruar që të gjitha standardet kushtetuese e ligjore që jo vetëm ekzistojnë, por edhe aplikohen siç duhet. Për këtë kërkohet bashkërendim nga të gjitha institucionet e drejtësisë me synim që t’i jepet drejtësi qytetarëve dhe të rritet besimi i tyre tek drejtësia”.

Gonzato vuri në dukje se “ka disa çështje që kërkojnë edhe vëmendjen tonë i kemi sqaruar edhe në raportin tonë të analizës së legjislacionit si edhe në udhërrëfyes. Efikasiteti i gjyqësorit vazhdon të mbetet sfida kryesore sepse çështjet e mbartura në gjykata kërkojnë veprim të menjëhershëm. Ne kemi sjellë edhe rekomandime si dhe nevojën për një udhërrëfyes dhe si të ulet numri i këtyre çështjeve të prapambetura dhe duke pasur parasysh edhe një rishikim nga homologë të BE-së në lidhje edhe me efikasitetin e drejtësisë”.

“Pavarësia e gjyqësorit është themelore, i cili vijon me një sistem të fortë vetëqeverisës, që do të thotë me standardet më të mira dhe më të larta të vlerësimit të gjyqtarëve, prokurorëve emërimet e tyre dhe transferimet e tyre. Kjo do të thotë që duhet të aplikohet në të gjitha nivelet e drejtësisë përfshirë edhe emërimet e anëtareve që nuk vijnë nga sistemi gjyqësor. Ne presim jo vetëm punë të fortë, por edhe vullnet e plotë politik që të tejkalohen bllokimet e mundshme potenciale që mund të ekzistojnë, që ato të zhbllokohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo është urgjente sepse është urgjente pasi mandati i dy krerëve ka përfunduar në dhjetor 2023”, nënvizoi Gonzato.

Gonzato u shpreh se “përmend edhe njëherë nevojën urgjente që ka parlamenti për të trajtuar emërimin e Avokatit të Popullit, por edhe komisionerit të Anti-Diskriminimit, të cilat si institucione luajnë një rol shumë të rëndësishëm në Shqipëri dhe çdo lloj vonese dobëson funksionet e tyre”.

Më tej Gonzato theksoi se “ky këshill ka një nevojë shumë të rëndësishme për të luajtur përveç rolit që luan edhe komisioni juaj. Ky rol është që negociatat për anëtarësim në BE, të bëhen të qarta edhe për publikun, të lejohen edhe debate publike sepse anëtarësimi në BE nuk është thjesht një çështje për teknokratët, nuk është thjesht një çështje për qeverinë, por është njç përpjekje e mbarë shoqërisë dhe na përfshin të gjithë ne”.

“Mirëpres këtë nismë nga ana juaj për të rishikuar ecurinë e Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve të BE-së në fushën e sundimit të ligjit, së bashku me krerët e isntitucioneve më të rëndësishme të drejtësisë pasi ata kanë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur”, tha Gonzato.

Këto rekomandime, vijoi Gonzato, janë jo vetëm përparësi dhe prioritare për procesin e anëtarësimit në BE, por kanë të bëjnë me çështje që janë më interes për të gjithë aktorët e shoqërisë dhe për këtë arsye duhet të diskutohen në një format gjithëpërfshirës dhe me konsensus duke filluar këtu nga këshilli”.

Duke folur për procesin e anëtarësimit, Gonzato tha se “në fund të nëntorit Shqipëria dhe BE përfunduan procesin e analizës se legjislacionit siç njihet ndryshe screening dhe u mbuluan të gjitha fushat e legjislacionit të BE-së”.

“Objektivi ynë i përbashkët tani është çelja e grupkapitullit të çështjeve thelbësore sa më shpejt të jetë e mundur dhe për këtë arsye qeveria e Shqipërisë miratoi në dhjetor një udhërrëfyes për sundimin e ligjit për reformat më të rëndësishme dhe veprimet që duhet të ndërmarrë vendi në mënyrë që të ecë përpara për negociatat për anëtarësim në BE”.

Lexo më shumë nga

Teatri i Kukullave rikthehet në Gjirokastër pas 34 vitesh mungesë

Në qytetin e Gjirokastrës në këtë fundvit janë rikthyer pas 34 viteve mungesë shfaqjet e Teatrit të Kukullave për fëmijë.

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Teatri i Kukullave rikthehet në Gjirokastër pas 34 vitesh mungesë

Në qytetin e Gjirokastrës në këtë fundvit janë rikthyer pas 34 viteve mungesë shfaqjet e Teatrit të Kukullave për fëmijë.