“Udhëtim në Japoni”

Ambasada japoneze në Shqipëri në bashkëpunim me bashkinë Shkodër dhe bibliotekën publike “Marin Barleti” organizuan ekspozitën fotografike “Udhëtim në Japoni”.


Ambasada japoneze në Shqipëri në bashkëpunim me bashkinë Shkodër dhe bibliotekën publike “Marin Barleti” organizuan ekspozitën fotografike “Udhëtim në Japoni”.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj ekspozite ishte e pranishme ambasadorja e Japonisë në vend, Kato Kikuko, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, prefektja Majlinda Angoni, drejtues të institucioneve vendore, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të ftuar të tjerë.

Në fotot e shkrepura në vende dhe momente të ndryshme paraqitet natyra e mrekullueshme dhe shumëngjyrëshe japoneze, arkitekturan e re dhe e vjetër si dhe stilin vibrues të jetës së japonezëve.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 11 mars, në ambientet e bibliotekës publike “Marin Barleti”.

Më herët kryebashkiaku Beci priti në takim ambasadoren e Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko. Gjatë takimit Beci dhe Kikuko diskutuan për marrëdhëniet e mira në vite mes Shkodrës dhe Japonisë.
Beci e garantoi ambasadoren për mundësinë dhe klimën e mirë të biznesit që ofron Shkodra për investitorët japonezë.

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.