Rama: Zgjerojmë burimet e rinovueshme, ia dolëm të mos rrisim çmimin e energjisë elektrike

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria synon të kthehet në në vend eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria synon të kthehet në në vend eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030, ndaj edhe është investuar në burimet e energjisë së rinovueshme.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që zhvillohet për herë të parë në Tiranë.

Rama u ndal te reforma në fushën e energjisë, ku theksoi se “ia kemi dalë të kemi një situatë të qëndrueshme dhe të mos e rrisim çmimin e energjisë, ndonëse kemi qenë të sfiduar nga kriza globale e energjisë”.

Kryeministri nënvizoi se vendi është investuar në burimet e energjisë nga era e dielli dhe synimi është që të jemi një vend ku prodhimi i energjisë elektrike të jetë 100% i rinovueshëm.

“Ne duam ta ruajmë këtë që kemi dhe të mos biem pre e tundimit për zgjidhje të lehta. Ndërkohë duam të zgjerojmë dhe intensifikojmë portofolin e sektorit të energjisë me të gjitha burimet e rinovueshme për energjinë”, theksoi ai.

Kryeministri u ndal po ashtu edhe te suksesi i Shqipërisë në turizëm, ku sipas tij, vendi po sheh një rritje shumë të fortë.

“Menjëherë pas pandemisë numrat e turizmit po rriten dhe Shqipëria po përjeton një trend pozitiv. Aeroporti i Tiranës është renditur i pari në Europë për sa i takon nivelit të rimëkëmbjes pas pandemisë. Në të njëjtën kohë jemi renditur në vendin e tretë në rang botëror nga OBT për sa i takon rritjen së turizmit vitin e kaluar, pas Katarit dhe Arabisë Saudite. Kjo pa pasur ndonjë aktivitet të veçantë si Kupa e Botës”, theksoi ai.

Po ashtu, Rama soll në vëmendje shifrat e turizmit për muajin janar ku janë regjistruar afër gjysmë milionë turistë.

“Aeroporti ynë ia ka kaluar edhe shumë aeroporteve të tjera si atij të Beogradit që ka një histori në rajon”, theksoi ai.

Duke folur për situatën ekonomike, Rama u shpreh se “jemi të inkurajuar edhe nga shifrat që kemi për punësimin dhe papunësinë”.

Ndonëse, sipas tij, “sfida e madhe mbetet rritja e mëtejshme e pagave në mënyrë që të jemi në gjendje që të përballim konkurrencën shumë të ashpër që po bëhet gjithmonë e më e fortë nga shumë vende të tjera të përparuara që kërkojnë fuqi punëtore”.

Kryeministri vlerësoi se i gjithë sistemi financiar i vendit tregon elasticitet dhe në të njëjtën kohë tregon që ka shumë qëndrueshmëri dhe vazhdimësi.

“Kur e nisëm këtë udhëtim problemi më i madh që kishim ishin kreditë me probleme të cilat ishin rreth kufirit 25%. Ndërkohë që sot përqindja e këtyre kredive me probleme është ulur, ndërsa kemi parë rritje të kreditimit, edhe pse nuk jemi në ato nivele që duam”, shtoi ai.

Në përfundim kryeministri vlerësoi se arsyeja e suksesit të Shqipërisë është bashkëpunimi shumë i ngushtë me Bankën Botërore dhe dialogu produktiv që ne kemi falë BB-së dhe misionit të BB-së në Shqipëri.

(Marrë nga ATSH)

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.