Gonxhja: Skënder Sallaku, ikonë e humorit shqiptar!

Më 25 janar 1935, lindi aktori Skënder Sallaku, me më shumë se 1000 role në skenë dhe ekran


Më 25 janar 1935, lindi aktori Skënder Sallaku, një prej ikonave të humorit shqiptar. Sallaku ndoqi Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe më pas kreu dy vjet specializim për Akrobaci dhe Humor, pranë cirkut të Pekinit (Kinë).

Sallaku punoi si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun në cirk. Interpretoi edhe në film, ku spikati si aktor humori dhe si autor skeçesh e parodish.

Për merita artistike të pamohueshme të shfaqura përgjatë karrierës 60-vjeçare, Skënder Sallaku u nderua me çmimin “Artist i Popullit”, me titullin ”Artist i Merituar”, me “Mirënjohja e qytetit” dhe me “Urdhërin e Punës të Klasit të II-të” etj.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Blendi Gonxhja shkroi sot se, Skënder Sallaku është një thesar i vërtetë për trashëgiminë artistike.

“Në veçanti, rolet e tij në “Gaz dhe punë”, “Ditari i një bojaxhiu”, “Ekipi”, “Dosja jonë”, “Kur hiqen Maskat”, “Estrada në ekran” dhe shumë të tjera, e bënë atë një ikonë të rrallë të humorit në kulturën shqiptare”, shkroi ministri i Ekonomise, Kulturës dhe Inovacionit.

Respekt Skënder Sallaku!

🎭 Skënder Sallaku, 🃏ikonë e humorit shqiptar dhe një aktor i shquar i cili ka lënë një ndikim të madh në skenën artistike shqiptare.🌟🇦🇱
Me më shumë se 1000 role në skenë dhe ekran, si një interpretues brilant i parodive dhe skeçeve, ai është një thesar i vërtetë për trashëgiminë artistike. 💎🎭🎬🎞️

Në veçanti, rolet e tij në “Gaz dhe punë”, “Ditari i një bojaxhiu”, “Ekipi”, “Dosja jonë”, “Kur hiqen Maskat”, “Estrada në ekran” dhe shumë të tjera, e bënë atë një ikonë të rrallë të humorit në kulturën shqiptare. 🎪

🏅Ai është vlerësuar me disa tituj dhe nderime si “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit”, dhe “Mirënjohja e Qytetit”.

#MEKI #EkonomiaKulturaInovacioni #SkënderSallaku #Mirënjohje #Respekt #IkonaeHumoritShqiptar

Posted by Blendi Gonxhja on Wednesday, January 24, 2024

Rama: Ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital evropian

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital europian”.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Rama: Ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital evropian

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital europian”.