Si Ekuadori u bë vendi më vdekjeprurës i Amerikës Latine!

“The Economist”: Dominon mafia shqiptare, korrupton edhe qeveritarët


Pas ngjarjes tronditëse në Ekuador ku bandat e drogës hynë në studion e një prej programeve më të ndjekur në vend si El Noticiero, “The Economist” i ka kushtuar një analizë mafias në Ekuador dhe konkretisht asaj shqiptare.

Sipas “The Economist” mafia shqiptare ka zgjeruar prezencën edhe në Ekuador, ku një faktor ka ndikuar edhe lehtësia me të cilat lëshohen vizat për të huajt në këtë vend.

“Mafia shqiptare ka zgjeruar prezencën edhe në Ekuador. Një fluks kaq i shpejtë i krimit të organizuar ndërkombëtar u lehtësua nga ekonomia e dollarit në Ekuador dhe nga kontrolli i dobët mbi kërkesat për viza nga të huajt”, shkruan “The Economist”.

Sipas medias prestigjioze, gangsterët ekuadorianë si Macías janë bërë mbretër. Ndërsa Los Choneros dhe “bandat e tjera lokale mendohet se janë armatosur nga klientët e tyre meksikanë për dërgesa kokaine. Ata tani kanë mitralozë, pushkë dhe granata që u mundësojnë të përballen me forcat e armatosura të Ekuadorit të trajnuar dobët”

“Bandat ekuadoriane kanë gjeneruar fluks parash duke krijuar një terren fitimprurës në Evropë, ku konsumi i kokainës po rritet. Rruga më e ngarkuar e trafikut të kokainës në botë sot shkon nga Guayaquil në portin e Antëerp në Belgjikë, sipas Chris Dalby nga World of Crime, një grup hetimor në Holandë”, shkruhet më tej në analizën e The Economist.

Ndërkohë dje Policia e Shtetit bëri të ditur një megaoperacion që kishte zhvilluar bashkë me policinë e Belgjikës ku 18 persona u vendosën në pranga, midis tyre 12 shqiptarë.

Operacioni policor i koduar “Antëerp” ka goditur një organizatë kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë, me bazë në Antwerp, Belgjikë, që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.

Eksperti Will Freeman, shpjegon edhe se si lëviz droga nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

“Pjesa më e madhe e kësaj kokaine paketohet në kontejnerë transporti që përmbajnë banane, një nga eksportet më të mëdha të Ekuadorit. Kërkesa e Evropës i ka kthyer portet ekuadoriane në një nga pjesët më të vlefshme të infrastrukturës për grupet e trafikut të drogës në Amerikën Latine”, thotë Ëill Freeman, i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë në Nju Jork.

Një e katërta e 36 burgjeve të Ekuadorit organizon sulme dhe rekruton anëtarë të rinj në bandat kriminale, ndërsa ka një rritje të korrupsionit të zyrtarëve të lartë teksa në vitin 2023, policia filloi të hetonte disa zyrtarë qeveritarë për lidhje me mafian shqiptare.

Në vitin 2022, 25 zyrtarë të forcave ajrore u dënuan për sabotimin e pajisjeve të radarëve që monitoronin aktivitetin e bandave të drogës në hapësirën ajrore të Ekuadorit. Kushdo që i kundërvihet bandave të drogës dhe rrjeteve të tyre të korruptuara është në rrezik.

Në vitin 2019, Ekuadori pretendohej se ishte një nga vendet më të sigurta në Amerikën Latine, me një shkallë vrasjesh prej 6.7 për 100,000. Por të dhënat e fundit tregojnë se në vitin 2023 shkalla e vrasjeve është rritur më shumë se gjashtëfish, në 45 për 100,000, duke e bërë këtë vend më vdekjeprurësin në Amerikën Latine kontinentale.

/rtsh.al/

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.