Gjermania dhe BE, mbështetje investimit në linjën e transmetimit 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner, mori pjesë në ceremoninë e përbashkët të fillimit të punimeve në nënstacionin elektrik të Elbasanit


Linjën e interkonjeksionit 400 kV, Shqipëri-Maqedoni e Veriut, është projekti që do të kontribuojë për zhvillimin e qendrueshëm të ekonomisë shqiptare dhe forcimin e integrimit rajonal në sektorin e energjisë si dhe do të përmirësojë qëndrueshmërinë e furnizimit, tregtinë e energjisë elektrike midis të dy vendeve në veçanti dhe atë rajonale midis vendeve të Ballkanit në përgjithësi.

Kështu u shpreh sot ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner, në ceremoninë e përbashkët të fillimit të punimeve në nënstacionin elektrik të Elbasanit ku morën pjesë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Fatmir Bytyqi, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato, drejtoresha e Zyrës së KfW-së në Shqipëri Brit Horschke, si edhe autoritete të tjera të larta nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Projekti financohet nga një kredi prej 50 milionë eurosh të dhënë nga qeveria gjermane përmes Bankës për Zhvillim KfW dhe një granti prej 15.7 milionë eurosh të dhënë nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), për zbatimin e të cilave është po ashtu mandatuar KfW-ja.

Bergner vuri në dukje se, linja e transmetimit do të përmirësojë integrimin e Shqipërisë në sistemin rajonal të energjisë elektrike dhe do të forcojë lidhjet lindje-perëndim të tensionit të lartë duke mbyllur unazën 400 kV me Greqinë

“Kjo është një arritje e rëndësishme e Partneritetit Rajonal për Klimën, për zbatimin e të cilit është rënë dakort midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Gjermanisë gjatë Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë në tetor 2023”, tha më tej ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner.

Banka Gjermane për Zhvillim KfW financon Bashkëpunimin Financiar Gjermani-Shqipëri përmes projektesh dhe programesh të ndryshme. KfW siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme. Bashkëpunimi Gjerman me Shqipërinë ka filluar në vitin 1988. Që nga ai vit, Qeveria Gjermane, përmes KfW-së, ka angazhuar një shumë totale prej mbi një miliardë eurosh për projekte dhe programe zhvillimi. Sektori i energjisë është një nga sektorët kyç të Bashkëpunimit Financiar Gjermani-Shqipëri me një portofol aktiv investimesh prej 386 milionë eurosh.

WBIF është një nismë e përbashkët e Komisionit Evropian, Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), donatorëve dypalësh dhe përfituesve të Ballkanit Perëndimor, e nisur në dhjetor 2009 me qëllimin e ofrimit të asistencës financiare dhe teknike për investime strategjike. Më pas platformës iu bashkuan KfW-ja dhe Banka Botërore. Në dhjetor 2018, Agence Française de Développement (AFD) u bë organizatë pjesëmarrëse në WBIF.

Gonxhja: Investimi në art, kulturë dhe sport, prioritet strategjik për edukimin e të rinjve

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja, mori pjesë në Konferencën Mbarëkombëtare për Edukimin Pas Shkollor.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Investimi në art, kulturë dhe sport, prioritet strategjik për edukimin e të rinjve

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja, mori pjesë në Konferencën Mbarëkombëtare për Edukimin Pas Shkollor.