Qeveria merr progres-raportin e BE

Balluku: Më i miri që kemi marrë. Soreca: SPAK të ndjekë paratë


“Ky është progres-raporti më pozitiv që është hartuar ndonjëherë për vendin tonë”, tha zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Ky është vlerësimi që qeveria shqiptare i bën dokumentit të përvitshëm të monitorimit nga Bashkimi Europian. Zv/kryeministres që në mungesë të kryeministrit iu dorëzua raporti i progresit nga ambasadori në detyrë, Luigi Soreca nuk e pranon se rezultatet për luftën ndaj korrupsionit që mbetet një shqetësim serioz janë vetëm të sistemit të drejtësisë.

“Reforma në Drejtësi ka nisur, vazhdon të mbështetet pa ndërhyrjen më të vogël nga PS, nga Kryeministri Edi Rama dhe nga qeveria shqiptare”, tha zv/kryeministrja.

Ambasadori Soreca e nënvizon si shqetësim ashtu si dhe në raport korrupsionin, por zgjidhjen e sheh tek SPAK-u.

Luigi Soreca: Korrupsioni është një fushë që sjell shqetësime serioze. SPAK ka arritur hetime serioze në çështje të nivelit të lartë. Të vazhdohet me luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Autoritetet e drejtësinë do kenë BE në krah të tyre. Ndjekja e parave duhet të jetë objektivi kryesor.

E pyetur Balluku që është e para zyrtare që reagon publikisht në gjuhën shqipe për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për një qendër pritje azilkërkuesish në Gjadër, mohon akuzat se nuk ka pasur transparencë.

“Ka kaluar në qeveri dhe do të shkojë në parlamentin shqiptar për t’u ratifikuar. Nuk është një marrëveshje e cila ka përfunduar rrugëtimin e saj”, tha Balluku.

Ambasadori Soreca po në të njëjtën linjë pohon se marrëveshja ende është në fazën e dakordësisë politike mes palëve dhe në parim ai e cilëson në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

E kuptojmë se ky tekst është vetëm një hap i parë. Për momentin është e parakohshme të japim një vlerësim për dokumente që kanë më shumë vlerë politike dhe jo ligjore. Në çdo rast BE dhe vendet anëtare mund të bashkëpunojnë me vendet e tjera duke respektuar legjislacionin e BE”, tha Soreca.

Lidhur me situatën bllokuese në parlament zv/kryeministrja sheh si shkaktare vetëm opozitën. Ndërsa ambasadori Soreca mendon se nevojitet dialogu.

“Kërkesa që bëhen për të mbuluar problematikat e udhëheqësve të opozitës”, tha Balluku.

“Apeli ynë është që të gjitha partitë të punojnë drejt bashkëpunimit dhe dialogut”, tha Soreca.

Një tjetër shqetësim që nënvizoi ambasadori ishte dhe ai për lirinë e medias, fushë ku vijon intimidimi dhe përbaltja e gazetarëve.

Tv Klan

Zyrtarja e KiE: Ekspertizë në uljen e dosjeve të prapambetura në gjykata

Drejtuesja e zyrës së Këshillit të Evropës, Giulia Re, tha sot se Bashkimi Europian do të mbështesë përmes ekspertizës drejtësinë…

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Zyrtarja e KiE: Ekspertizë në uljen e dosjeve të prapambetura në gjykata

Drejtuesja e zyrës së Këshillit të Evropës, Giulia Re, tha sot se Bashkimi Europian do të mbështesë përmes ekspertizës drejtësinë…