Hasani: Procesi i përshpejtuar i zgjerimit të BE-së dhe Procesi i Berlinit, mekanizma plotësues për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në Këshillin e Sigurimit theksoi se sfidat aktuale gjeopolitike e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin mes OKB/KS


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit theksoi se sfidat aktuale gjeopolitike e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin mes OKB/KS dhe organizatave rajonale në ruajtjen e paqes dhe sigurinë ndërkombëtare.

Sipas kryediplomatit shqiptar, organizatat rajonale dhe nënrajonale mund të luajnë një rol kryesor për të siguruar që lojërat për pushtet të mos pengojnë realizimin e paqes.

“Duke shfrytëzuar potencialin e organizatave rajonale dhe nënrajonale dhe duke u bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbështetur vlerat e multilateralizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ne mund të përballemi me sfidat aktuale globale dhe të punojmë për një botë ku parandalohen konfliktet dhe arrihet paqja, duke siguruar një të ardhme më të ndritshme dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, u shpreh ai.

Ministri Hasani foli edhe për samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, duke e cilësuar si një investim efikas që promovon bashkëpunimin, paqen dhe prosperitetin në rajon.

“Procesi i Berlinit shërben si një zgjidhje e favorshme për të gjithë, sepse arkitektura e Sigurisë Evropiane ka nevojë për një Evropë më të fortë dhe më të konsoliduar. Procesi i përshpejtuar i zgjerimit të BE-së dhe Procesi i Berlinit janë mekanizma plotësues për aderimin e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha ai.

Debati i hapur i nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit të OKB, me temë: “Paqja përmes dialogut: Kontributi i marrëveshjeve rajonale, nën-rajonale dhe dypalëshe, në parandalimin dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve” u organizua nga Brazili, i cili mban aktualisht Presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Marrë nga ATSH

Salla: 1,3 km argjinaturë e rehabilituar, mbrohen 2 mijë hektarë tokë bujqësore në Vrinë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, inspektoi investimin në zonën e Vrinës, ku faza e parë e rehabilitimit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla: 1,3 km argjinaturë e rehabilituar, mbrohen 2 mijë hektarë tokë bujqësore në Vrinë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, inspektoi investimin në zonën e Vrinës, ku faza e parë e rehabilitimit…