“Defender Europe 2023”, Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lartë në nivelin e respektit ndërkombëtar

Stërvitja e përbashkët e ushtrisë amerikane në Evropë që përfshin 24 mijë ushtarakë nga vendet aleate dhe partnerët


Zhvillimi për herë të dytë në Shqipëri i stërvitjes më të madhe ushtarake në Europë, për kryeministrin Edi Rama, e ngarkon vendin tonë jo vetëm me një përgjegjësi të jashtëzakonshme, por vë në dukje përparimin dhe pjekurinë e arritur nga Shqipëria.

Sipas kreut të qeverisë, stërvitja e përbashkët e ushtrisë amerikane në Evropë që përfshin 24 mijë ushtarakë nga vendet aleate dhe partnerët, është tregues se pavarësisht gjuhës dhe flamurit, janë vlerat dhe parimet ato që i bëjnë këto vende të pazgjidhshme.

“Shqipëria ka nderin të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Europë dhe ky është privilegj i posaçëm për FASH të cilat janë pritëse dhe pjesëmarrëse të kësaj stërvitje e cila për herë të dytë vë në pah përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona ushtarake, falë dhe mbështetjes së paçmuar të vendeve aleate të NATO dhe SHBA.

Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lartë në nivelin e respektit ndërkombëtar, dhe sot e ulur në tryezën e Këshillit të Sigurimit krah SHBA si bashkëpenëmbajtëse për çështjen e Ukrainës, ajo merr një profil dhe rol që jo vetëm e ngarkon me përgjegjësi të jashtëzakonshme, por dhe vë në dukje se çfarë përparimi dhe çfarë pjekurie ka arritur vendi ynë.

Zhvillimi i kësaj stërvitje është shprehje e unitetit të madh dhe vendosmërisë së palëkundur të komunitetit euro-atlantik për të mbrojtur vlerat dhe parimet mbi të cilat ngrihen shoqëritë tona.

Stërvitja na kujton se pavarësisht gjuhës, flamurit, je i të lidhur pazgjidhshmërisht nga vlerat dhe parimet që janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh. Të gjithë së bashku jemi të imponuar nga historia dhe ardhmëria që të funksionojmë në unitet të plotë”, tha Rama në fjalën e mbajtur.

Pavarësia e Shqipërisë festohet edhe në Kiev

Festa Kombëtare e Pavarësisë së Shqipërisë u kremtua në zemër të Ukrainës, në një moment simbolik ku vlerat e lirisë…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Pavarësia e Shqipërisë festohet edhe në Kiev

Festa Kombëtare e Pavarësisë së Shqipërisë u kremtua në zemër të Ukrainës, në një moment simbolik ku vlerat e lirisë…