“KatarGate”, ndalohet një eurodeputet tjetër në hetimin për korrupsion

Autoritetet belge kryen kontrolle në shtëpinë e zotit Tarabella në Anthisnes në Belgjikën lindore, në bashkinë e qytetit.

Prokurorët belgë që po hetojnë një skandal korrupsioni që ka goditur Parlamentin Evropian kryen të premten kontrolle të reja dhe morën në pyetje një ligjvënës, të cilit iu hoq imuniteti javën e kaluar.

Prokurorët thanë në një deklaratë se një anëtar i Parlamentit Evropian të cilin e identifikuan vetëm me inicialet M.T., por që një burim me njohuri për çështjen tha se ishte Marc Tarabella, u arrestua të premten në mëngjes.

Autoritetet belge kryen kontrolle në shtëpinë e zotit Tarabella në Anthisnes në Belgjikën lindore, në bashkinë e qytetit dhe në një kasafortë në një bankë në qytetin Liege.

Gjyqtari që mbikëqyr çështjen pritet të vendosë po të premten nëse zoti Tarabella do të përballet me akuza të mundshme, thanë prokurorët. Zoti Tarabella mohon të ketë kryer ndonjë shkelje.

Deputetja greke e Parlamentit Evropian Eva Kaili, ish-deputeti italian Pier Antonio Panzeri, si edhe dy persona të tjerë, janë në paraburgim në Belgjikë nën akuza për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me pagesa që dyshohet se kanë marrë nga Katari dhe Maroku.

Zoti Panzeri ka rënë dakord të bashkëpunojë me autoritetet belge në këmbim të një dënimi të reduktuar. Zonja Kaili nuk i ka pranuar akuzat. Katari dhe Maroku kanë refuzuar të kenë dhënë para.

Avokati i zotit Tarabella ka thënë se eurodeputeti kishte vizituar Katarin dy herë dhe kishte qenë plotësisht transparent në lidhje me këto udhëtime me fokus tek të drejtat e njeriut dhe të punës dhe lirinë e shprehjes.

Parlamenti Evropian javën e kaluar i hoqi imunitetin zotit Tarabella dhe italianit Andrea Cozzolino. Nëpërmjet avokatëve ata kanë mohuar të kenë kryer shkelje dhe kanë thënë se janë të gatshëm t’u përgjigjen pyetjeve të autoriteteve belge. /VOA

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…