Begaj pret delegacionin e Grupit të Miqësisë të Parlamentit të Koresë së Jugut

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim delegacionin e grupit të miqësisë të Parlamentit të Koresë së Jugut

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim delegacionin e grupit të miqësisë të Parlamentit të Koresë së Jugut.

Gjatë takimit, Presidenti vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë politik mes dy vendeve.

Begaj shprehu besimin se kjo vizitë do të kontribuonte që të forcohej më tej ky bashkëpunim, veçanërisht ai ekonomik por edhe në fushën e arsimit, shkencës dhe shëndetësisë.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si dhe kontributi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si anëtare jo e përhershme, për paqen dhe sigurinë në Gadishullin Korean por edhe në nivel global, veçanërisht pas agresionit ushtarak brutal të Rusisë ndaj Ukrainës.

Kreu i shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që Koreja e Jugut i ka dhënë Kosovës. /ATSH/

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…